Tanimë janë bërë të rregullta fjalimet dhe deklaratat më të vrazhda, më luftënxitëse dhe më naziste të funksionarëve më të lartë të shtetit të Serbisë. Ato nuk janë deklarata nga zhargoni i fjalorit të tyre privat, por janë pasqyrim i vazhdimit të politikës naciste të programeve dyshekullore të Serbisë së Madhe.
Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që u mbajt në Tiranë (më 2 tetor), në të cilën kryeministri Edi Rama foli për pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe për heqjen e pengesave në vijën kufirit administrativ-gjeografik midis Shqipërisë e Kosovës,- në mënyrën më të vrazhdë, pa fije takti politik as morali njerëzor, reagoi ministri i mbrojtjes së Serbisë, klyshi i vogël i “Julit” të Mira Markoviqit, Aleksandar Vullin, duke iu turrë viganit, Edia Rama, me këto të lehura:
“Po të kishte mend Edi Rama nuk do të përpiqej të krjonte Shqipërinë e Madhe as nuk do të fotorfohej para flamurit të Shqipërisë së madhe; nuk do t’i lavdëronte vrasësit e UÇK-së; nuk do të tentone të caktojë se kush do ta qeverisë Malin e Zi; nuk do t’i fuste në librat shkollore manastiret serbe në Kosovë si trashëgimi të popullit të tij. Shqiptarët janë popull i ndershëm, që ka dhënë Esat-pashë Toptanin, dhe kurrë nuk i identifikoj me Edi Ramën”!
Desparadosi tjetër i politikës dhe diplomacisë së Serbisë, pionieri dhe portparolli i regjimit të Millosheviqit, ish-kryeministri dhe tash ministër i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke u ndërlidhur me proceset që po zhvillon Gjykata Speciale në Hagë kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, në një bisedë në Televizioni “Hepi”, ndër të tjera shtroi pyetjen:
“Çfarë të bëjmë ne me Serbët të cilët po tregojnë se ku janë varrosur Shqiptarët anekënd Serbisë”?.
Me këtë Daçiqi i konsideron tradhtarë ata serbë të paktë që kanë kurajo dhe ndërgjegje, që të paktën të tregojnë vendndodhjet e varrezave masavie të civilëve shqiptarë, të cilët ushtria, policia dhe bandat paramilitare serbe i kanë marrë prej shtëpive të tyre ose në kolona duke ikur, i kanë maltretuar, plaçkitur, masakruar e vrarë dhe pastaj, për t’ua humbur gjurmët, i kanë transportuar me kamiona dhe i kanë varrosur në varreza masive, i kanë hedhur në liqej a lumenj, ose i kanë djegur në furrënalta.
Ky funksionar i lartë i të gjitha regjimeve të Serbisë në tridhjetë vjetët e fundit, është dëshmi e gjallë e vazhdimësisë së politikës gjenocidale e naciste të Serbisë kundër shqiptarëve. Daçiqi me këtë nuk po zbulon asgjë të re në politikën serbe, veçse po e pranon atë vazhdimësi.
Vrasësit dhe kriminelët serbë, të cilët solloraten e kapardisën të lirë dhe janë të avancuar me grada e pozita të larta shtetërore, për Daçiqin janë heronjë, ndërsa ata që tregojnë për krimet e tyre – janë tradhtarë! E për tradhtarët dihet se çka i pret.
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që këta desparadosë u bëjnë popujve dhe shteteve fqinje, ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, tha se “Ka mekanizma brenda NATO-s,të cilat mund t’i shfrytëzojë Mali Zi, në qoftë se rrezikohet siguria e Malit të Zi nga Serbia”. Ndaj kësaj deklarate të homologut malazez, Daçiqi reagoi duke thënë: “Të kishte thënë dikush para 30 vjetëve se Mali Zi kërkon nga NATO-ja ta sulmojë Serbinë, do të kishim menduar se qenka trenuar plotësisht. Por, pak është NATO, prandaj thirreni edhe UÇK-në dhe muxhahedinët, sepse ata janë aleatët historik të popullit malazez”!
* * *
Është i mjerë populli të cilin e udhëheqin plehra të tillë racistë e nacistë, si Daçiqi, Vullini dhe të tjerët si këta, që janë në pozitat më të larta të shtetit, të politikës, të ushtrisë, të kishës dhe në të gjitha poret e shoqërisë serbe.