Adil Fetahu

ADIL FETAHU: KUVENDI KUSHTETUES PANSHQIPTAR – PADREJTESISHT I HARRUAR! I

Kuvendit kombëtar i parapriu Lidhja e Dytë e Prizrenit

Në vigjilje të kapitullimit të Italisë fashiste,  e duke u frikësuar se forcat e koalicionit antifashist anglo-amerikano-ruse do të zbarkonin në Shqipëri, ushria gjermane ndërmori masa duke dërguar disa reparte në Shqipëri të ushtrisë së saj  për të zënë pikat strategjike dhe portet e aeroportet shqiptare. Në atë kohë edhe ushtria gjermane kishte marrë goditje të rënda në frontin e Lindjes, dhe nuk kishte forca të mjaftueshme për t’i dërguar në Shqipëri, prandaj e mendoi strategjinë e tillë, që populli shqiptar të mos e ndiente ushtrinë gjermane si okupatore. Në këtë aspekt e shfrytëzonte simpatinë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët ushtrinë gjermane e pritën dhe konsideronin si çlirimtare kundërejt dhunës 23 vjeçare së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Strategjia gjermane ishte t’i qetësojë dhe përvetësojë shqiptarët, t’iu lejoi që këta të formojnë organet e veta për të gjitha hallkat e pushtetit civil të pavarur. Për të krijuar një pushtet bashkëpunues me ushtrinë gjermane, besimin më të madh e kishin në kuadrat udhëheqëse politike nga Kosova. Në këtë  kontekst përfaqësuesi kryesor për Ballkanin, Dr.Hermann Neubacher, i thirri në një takim në Beograd (më 6 shtator 1943) Xhafer Devën dhe Vehbi Frashërin, i biri i Mehdi Frashërit. Mehdi Frashëri ishte një antifashist i dëshmuar dhe për këtë arsye ishte internua në një kamp në Itali, bashkë me shumë intelektualë tjerë antifashistë.

Neubacheri ua kishte bërë me dije Devës dhe Frashërit kapitullimin e shpejtë të Italisë dhe nevojën e një organizimi për të mos lënë hapësirë për kaos. Xhafer Deva i kishte propozuar formimin e një komiteti ekzekutiv të përkohshëm për t’u marrë me menaxhimin e situatës deri në formimin e organeve përkatëse. Për këtë qëllim Deva prej Beogradi shkon në Shkodër (më 8 shtator), ku informohet definitivisht për kapitullimin e Italisë. Neubacheri shkon në Tiranë më 10 shtator. Ai u premtoi shqiptarëve:  rivendosje të pavarësisë, qeverisje plotësisht të pavarur, pa u përzie ushtria gjermane në punët e organeve civile shqiptare, garantimin e kufijve etnikë që ishin krijuar, brënda të cilëve përshiheshin 74000 km katrore toka të banuara me shumicë shqiptare.

Ai u sugjeroi shqiptarëve të krijonin një organizëm i cili do të rishpallte pavarësinë e Shqipërisë pas kapitullimit të Italisë. Për ralizimin e qëllimeve të veta Neubacher kishte më shumë besim të personalitetet shqiptare të Kosovës, duke pasur parasysh simpatinë e tyre ndaj ushtrisë gjermane, e cila i kishte çliruar nga torturat që kishin përjetuar nën Jugosllavinë. Si rezultat i atyre bisedimeve, Ibrahim Biçaku, Vehbi Frashëri dhe Xhafer Deva, në bashkëpunim me figura tjera shqiptare, më 14 shtator formuan një Komitet Kombëtar prej 22 vetave, të kryesuar nga Ibrahim Biçaku Komiteti Kombëtar formoi një Komitet Ekzekutiv, si një qeveri e përkohshme, prej 5 vetash: Bedri Pejani, Xhafer Deva,  Vehbi Frashëri, Mihal Zallari dhe Eqrem Telha.

Në ndërkohë u mbajt “Lidhja e Dytë e Prizrenit”,  më 16-20 shtator 1943, në frymën e Lidhjes së Parë të Prizrenit (1878). Në mbledhjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, u murën vendime: a) për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet shqiptar; b) organizimi politik-ushtarak për mbrojtjen e kufijve shqiptar; c) krijimi i një Komiteti Ekzekutiv Qendror, në Prizren, me degët në të gjitha qendrat e krahinave shqiptare, për të kryer funksionin e qeverisjes vendore; d) përcaktimi i kritereve dhe mënyrës së zgjedhjes së delegatëve për Kuvendin Kushtetues Kombëtar në Tiranë.

                                                                                *

Komiteti Kombëtar e rishpalli pavarësinë e Shqipërisë më 19 shtator, të cilën  e njohu qeveria gjermane më 24 shtator 1943, me notën që ia dërgoi Komitetit Kombëtar, me këtë përmbajtje:

“Qeveria e Rajhut përshëndet vendimin e patriotëve shqiptarë që, pas ndërprerjes së çdo legaliteti dhe vazhdimësie, për shkak të ngjarjeve të fundit, të marrin mbi vete përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit shqiptar në bazë të pavarësisë së Shqipnisë. Qeveria e Rajhut njeh Këshillin Ekzekutiv, të emëruar më 15 shtator nga ana e Komitetit Kombëtar, i cili ka marrë mbi vete punët e qeverisë së Shqinisë”.

Nota e Qeverisë së Rajhut për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë kishte karakter diplomatik dhe juridik në marrëdhëniet midis dy shteteve. Konsulli i përgjithshëm gjerman që ishte në Tiranë  u ngrit në nivelin e ambasadorit, kurse ambassador i Shqipërisë për Gjermani u emërue Rauf Fico.

Ndërkohë, përmes konsullit gjerman në Romë, u bë e mundur që Mehdi Frashëri të kthehet në Tiranë, pas qëndrimit në kampin Italian. Eprorët e ushtrisë dhe diplomacisë gjermane kishin besim në Frashërin për bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …