Adil Fetahu

Adil Fetahu: Një përvjetor që s’mund të harrohet

Dita e 6 shkurtit 1961, është dita kur gjenerata ime e normalistëve të Normales së Prishtinës, pas përfundimit të provimeve të maturës, e filluan punën në detyrën e shejtë të mësuesit. Ishin 119 normalistë të kualifikuar për mësues, për shkollat shqipe në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare.

Prej tyre ishin 25 vajza, mësuese të kualifikuara, që ishte kontigjenti më i madh i femrave të kualifikuara për mësuese të dala nga një gjeneratë e Normales sonë: Afërdita Rugova, Bahrije Murati, Bahrije Zeqiri, Dizare Deda, Drita Kokaj, Emire Salihu, Exhlale Bërlajolli, Gjyka Shala, Kadrije Ramadani, Kimete Canhasi , Mediha Deda, Myrvete Fetahu, Perihane Kelmendi, Rabije Bajrami, Resmije Musa, Rukije Malisheva, Sadije Murturi, Selvete Abrashi, Sinavere Roka, Shukrije Rudi, Shyrete Çika, Vezire Sheqiri,Xheva Bruçi, Xhyflidane Mumxhiu dhe Zejnepi Hyseni.

Që të mos më hidhërohen e të “mos më ngjesin fjalë” shokët e mi (meshkuj) përse e potencova më tepër grupin e femrave, po jap arsyetimin, se për atë kohë dalja e një grupi kaq të madh të femrave me maturë të një shkolle të mesme pesëvjeçare, të përgatitura për mësuese, ishte një arritje e madhe. Po, për hirë të korrektësisë, po i përmendi edhe emrat e mbiemrat e të gjithë shokëve (jo sipas radhës së alfabetit, por sipas klasëve: Abit Maxhuni, Alush Ferati, Bajram Uka, Çerkin Mustafa, Qerim Husaj,Isa Bajçinca, Kadri Qehaja, Mehdi Kryeziu, Musa Zabërxha, Murteza Duraku, Musa Shala, Osman Rama, Rexhep Gashi, Salih Maxhera, Sami Haxhimusa, Saim Qyqalla, Shaipi Fazliu, Shaip Ismaili, Sherif Bojniku, Halil Sadiku, Salih Maqedonci, Metë Gashi, Hasan Hasanramaj, Azem Demaj (Shkreli), Esat Berisha, Eshref Imeri, Fadil Berisha, Hidajet Lutfiu, Hafiz Maliqi, Hysen Krapi (Shala), Ismail Gashi, Idriz Ahmeti (Mehmeti), Muharrem Sopa, Muharrem Berisha, Mustafa Haxha, Nexhmedin Galica, Nexhmedin Canhasi, Rasim Hoxha, Ramadan Paçarada, Sefer Seferi, Shaip Konjusha, Shefqet Preteni, Tafil Vidishiqi, Xhafer Kelmendi, Ali Mehmeti, Adem Ibrahimi, Faik Sylejmani, Gani Haxhiu, Hysen Latifi, Halil Alidemaj, Ismet Gusia, Jonuz Kolgeci, Liman Ahmeti, Nazmi Bytyqi, Ramush Ibrahimi (Ajvazi), Ragip Babatinca, Ramadan Dauti, Selatin Ahmeti, Safet Preka, Sadik Dragsha, Sadik Rrecaj, Shaip Selimi, Shefqet Ajvazi, Shefki Gabovci, Teki Ukmata,Tasim Brovina, Zijadin Munishi, Xhafer Hetemi, Ali Rrahmani, Ahmet Sadiku, Bajram Jashari, Burhan Prishtina, Basri Reçica, Dalip Marku, Hilmi Bajrami (Dermaku),Hajredin Hajredini, IsakZuka, Ibrahim Klinaku, Ibrahim Bajgora, Ismail Halipi, Jetullah Krasniqi, Kadrush Sylejmani, Mehme Gjocaj, Mehmet Sahiti, Neki Juniku, Qazim Rexha, Skender Nushi, Sahit Birinxhiku, Shemsi Gashi, Tafil Murati, Vehbi Kikaj, Xhelil Rama, Xhemail Prokoroxha.

Këto dallëndyshe të arsimit dhe kulturës,dhe kolegët e tyre meshkuj, petrita, u shpërndanë në katër anët e trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi, në shkollat shqipe. Me qenë se të gjithë ishin bursistë të komunave të ndryshme, ata dhe ato ishin të detyruar-a të shkonin në shkollat ku i caktonte organi kompetent i arsimit. Shumica prej tyre në ndërkohë kryen studimet në shkolla të larta e fakultete të ndryshme, disa ndërruan profesionin dhe punën, por shumica punuan tërë kohën në arsim, në nivele të ndryshme, prej fillores deri në universitet, dhe si qiri u shkrinë vet, për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.

Shumë prej tyre nuk janë më në këtë jetë (ndjesë e dritë paqin), por do të jenë në kujtimet e shokëve e shoqeve, të gjeneratave të shumta të nxënësve e studentëve dhe të tjerëve, të cilëve u kanë dhënë mësim e dije. Në këtë përvjetor, është ky një përkujtim dhe përshëndetje për shokët dhe shoqet e Gjeneratës, dhe një homazh për ata dhe ato që nuk janë më në këtë jetë! (A.F.)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …