leoni

Adil Fetahu

Adil Fetahu: ‘’ORIENTALISTËT’’ SERBË DHE ANTIISLAMISTËT SHQIPTARË

Orientalistët sërbë ‘’aryetojnë’’ gjenocidin kundër muslimanëve

Regjimi komunist në ish-RSFJ e kishte ndrydhur dhe margjinalizuar segmentin fetar të shoqërisë dhe shtetit. Duket se ai margjinalizim vetëm kishte  akumuluar urrejtje të çarqeve kishtare, shkencore e kulturore serbe kundër myslimanëve boshnjakë, shqiptarë e turqë, e kultivuar në ato çarqe që nga fillimi i shekullit 18.

Me dobësimin e sistemit komunist, në dekadën e parafundit të shekullit 20, sidomos pas Memorandumit të akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986) dhe me paraqitjen e pluralizmit politik, në shoqërinë serbe u rishfaqen segmente të caktuara, të cilat  shpjegonin në mënyrë ‘’shkencore’’, fetare e kulturore rrezikun që i ‘’kanosej’’ Serbisë, Jugosllavisë dhe Evropës nga depërtimi dhe veprimi i islamit në këto troje.

Shtafetën e propagandës antiislamiste e morën të ashtuquajturit ‘’orientalistët’’, të cilët ishin të lidhur ngushtë me pushtetin politik, me Kishën Ortodokse Serbe dhe me mediat, në përhapjen e ideve dhe diturive të  tyre për rrezikun që paraqet islami. Natyrisht, për të arsyetuar pikëpamjet e tyre, emërtimit islam, si besim fetar,  ia shtonin mbiemrin cilësor – ‘radikal’, ‘’xhihadist’’, etj.  Ata nuk ishin shumë në numër, por me përkrahjen që gëzonin nga segmentet e tjera të shoqërisë serbe dhe me hapësirën mediale që u jepej në mediat elektronike, në gazeta e revista të ndryshme, luanin rol të madh në formimin e opinionit dhe mbjelljen e urrejtjes antimuslimane. Bile veprimin e tyre e shtrinin edhe jashtë asaj Jugosllavie, si mbrojtës të krishterizmit nga islami i rrezikshëm. Në mesin e ‘’orientalistëve’’ serbë, një numër i vogël ishin ekspertë të fushës në të cilën kishin kompetencë profesionale (Darko Tanaskoviq, Mirolub Jevtiq, Dushan Vukotiq e ndonjë tjetër), ndërsa disa të tjerë merreshin me këtë çështje ‘’si praktikantë të përgjithshëm’’, pa ndonjë kompetencë profesionale-shkencore, por me pikëpamjet e tyre politike nacional-shoviniste (Nada Todoroviq, Vojin Dabiq, Radosllav Stojanoviq,etj.).

Darko Tanaskoviq, profesor i Universitetit të Beogradit,  vërtetonte se ‘’Feja islame nga shumica në Serbi konsiderohet si e huaj dhe armiqësore’’ (NIN, 24 shtator 1989) dhe paralajmëronte jo vetëm Serbinë e Jugosllavinë, por edhe Europën, nga rreziku që kanosej nga ‘’xhihadi ekonomik, diplomatik dhe sidomos nga xhihadi demografik, që ka për qëllim ta pushtojë Ballkanin dhe Europën’’ (revista ‘Vojska’’, 23 shtator 1993). Ky orientalist serb e paralajmëronte edhe Amerikën, se ‘’Ndihma e vendeve islamike që i japin Bosnjës, ka për qëllim që në Bosnje ta ndërtojë një vendqëndrim islamik në Europë,  për veprim dhe  depërtim të mëtejshëm’’  (NBC, 26 tetor 1992).

Mirosllav Jevtiq, në shkrimet e tij dhe në intervista, vlerësonte se ‘’Islami është rreziku më i madh për Jugosllavinë; më i madh se rreziku i supozuar nga marrëdhëniet serbo-kroate. (…) Islami përjashton çdo botëkuptim tjetër dhe për vete kërkon hapësirë komplete, prandaj ai sot është i rrezikshëm për të gjitha shoqëritë bashkëkohore’’ (intervistë, 24 nëntor 1989). ‘’Ata që kanë pranuar islamin, kanë tradhtuar idenë e Bosnjes, e kanë pranuar pushtuesin de fakto si vëlla të vet dhe krimet e tyre si të vetat. Do të thotë, duartë e tyre janë të lyera me gjakun e të parëve të vet (…) dhe kanë kontribuar që Osmanlinjtë ta sundojnë Bosnjen e krishterë. (…) Asnjë vend normal nuk do ta kishte duruar që një bashkësi fetare praktikisht ta propagandojë dhe ta popullarizojë okupatorin, i cili këtë vend e ka mbështjellur me të zeza. (…) Dihet se Serbia, me luftën e vet, e ka çliruar Ballkanin nga Kalifati,prandaj nuk është për t’u çuditur se pse nga fundamentalistët islam është kjo serbofobi shumë e shprehur’’ (‘Duga’,9 dhjetor 1989).

Sipas Jevtiqit, qëllimi i islamit është ‘’Islamizimi i Serbisë, e ky është vetëm hapi i parë për islamizimin e Europës’’(‘Srpska reç’,19 gusht 1991).’’Të gjithë njerëzit qëllimmirë duhet ta kenë të qartë, se paqe me fundamentalistët islamik nuk ka dhe as nuk do të mund të ketë’’, thoshte ky shovinist serb në kohën e luftës në Bosnje (‘Evropske novosti’, 28 dhjetor 1993). Enkas për shqiptarët, Jevtiqi thoshte se ‘’Shqiptarët në Jugosllavi janë të lidhur me islamin më shumë sesa ‘serbët e turqizuar’, pandaj rranjët e revolucionit islamik do të japin filiza edhe në Kosovë’’ (Evr.novosti, 22.12.1993)

Duke marrë si shkas kërkesën e Bashkësisë Islame të Beogradit, për caktimin e një lokacioni për varreza të muslimanëve, Jevtiqi këtë e sheh si hap të rrezikshëm dhe alarmon: ‘’Nga toka për të vdekurit, fillon pushtimi i tokave për të gjallët, do të kërkojnë hapsirë për ndërtimin e banesave për muslimanë rreth xhamive e varrezave dhe kështu islami do të vërshojë në Serbi’’ (‘Politika’,18 dhjetor 1990).

Aleksandar Popoviq paralajmëronte rrezikun e aktivitetit të shtuar të muslimanëve në Jugosllavi për ndërtimin e xhamive të reja dhe hapjen e shkollave fetare.

Vojin Dabiq, një profesor i historisë në UB, ‘’Muslimanët e Bosnjes, të Sanxhakut e të Kosovës, dhe pakicën turke në Bullgari e Greqi i sheh si rrezik për Europën, sepse Islami nuk mund ta pranojë që religjioni të jet i ndarë nga shteti. Te ta ekziston simbiozë e çuditshme e fesë dhe shtetit, fesë dhe kombit’’ (‘Evropske novosti’,14 prill 1993).

Radosllav Stojanoviq, profesor në UB, në kontekstin e temës së islamit në Jugosllavi, e thotë një të vërtetë të pamohueshme se: ‘’Perëndimi është më i interesuar për të pamundësuar krijimin e shtetit musliman në Bosnje-Hercegovinë,  sesa për ta penguar planin për krijimin e Serbisë së Madhe’’ (‘Spona’,10 qershor 1993).

Se kjo urrejtje serbe kundër muslimanëve nuk është diçka e re dhe e panjohur më parë, e vërteton orientalisti tjetër serb, Dushan Vukotiq, i cili duke iu referuar epit të P.P.Njegoshit: ‘’Kunora e Maleve’’, Vukotiq thotë se ‘’Është një luftë e përhershme mes Perëndimit dhe Lindjes, në mes kryqit dhe gjysëmhënës. Ne sot duhet t’i përmbahemi qëndrimeve të Njegoshit, sepse ato janë relevante dhe koha nuk i ka vjetërsuar…, analogjitë janë të qarta dhe aplikimi i vlerësimeve të Njegoshit në kohën tonë është i pashmangshëm’’ (‘Spona’, 7 tetor 1993).

Pikëpamjet dhe urrejtja që mbollën orientalistët serbë, bashkë me të tjerët, kundër muslimanëve, ishte një ‘’alibi’’ për kriminelët e forcave serbe që të kryejnë krimet më të tmerrshme dhe gjenocidin kundër Boshnjakëve (1992-1995) dhe kundër Shqiptarëve (1998-1999).

 *

Po antimuslimanët shqiptarë a janë në njëjtën linjë me ‘orientalistët’ serbë?

Ka një kohë të gjatë që në debate të ndryshme,  në mjetet e informimit dhe në rrjetet sociale po zhvillohet një fushatë  e rrezikshme antiislame e antimuslimane, që ka për pasojë dëmtimin e harmonisë fetare dhe përçarjen e popullit shqiptar mbi baza fetare. Kësaj fushate po i fryjnë e japin zjarr  disa gazetarë e pseudointelektualë të dështuar shqiptarë, do mondialista dhe eurofilë të ‘thekur’’. Ata përpiqen ta paraqesin fenë islame si të rrezikshme, duke e lidhur me shtetet arabe, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë në Europën, përvç kohës kur kanë sunduar Siujdhesën Iberike (Spanjë e Portugali), dhe me Perandorinë Osmane e cila nuk ekziston qe më se njëqint vjet. Shtetin aktual dhe udhëheqjen e Turqisë, shtetin më dashamirës të shqiptarëve, këta antiislamistë e urrejnë më tepër se Serbinë dhe udhëheqjen e saj.

Këta antiislamistë, me propagandën e tyre,  pa pardon i ofendojnë ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve muslimanë që janë mbi 95% të shqiptarëve në Kosovë dhe mbi 60% të shqiptarëve në Shqipëri, e të mos flasim për shqiptarët në viset tjera dhe në diasporë. Ata shkojnë aq larg në absurdet e tyre, sa që thonë se ‘’nuk mundet njeriu me qenë edhe musliman edhe shqiptar në të njëjtën kohë’’! O antimuslimanë të mjerë, po a nuk ishin muslimanë shumë veprimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, organizatorë e udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit, themelues dhe udhëheqës së shtetit shqiptarë, të cilët vepruan bashkë me vëllezërit katolik e ortodoks për liri e bashkim kombëtar. A nuk paskan qenë shqiptarë Hoxhë Tahsini, vëllezërit Naim, Abdyl e Sami Frashëri, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Qamil Bala, Imer Prizreni, Ibrahim Dalliu, Vehbi Dibra, Sabri Koçi, Idriz Gjilani e qindra dhe mijëra tjerë patriotë e veprimtarë muslimanë. Lexonie Enciklopedinë ‘’100 personalitete shqiptare të Kulturës Islame’’, dhe atë ‘’Dijetarë Shqiptarë në Perandorinë Osmane’’, dhe do të ju duket vetja si një mizë (të mos ua them: ku?) ndaj tyre.

Duke pasur parasysh se shumica e shqiptarëve janë muslimanë, deshët ju a nuk deshët, duhet ta dini se boshti kurrizor i të ty shteteve shqiptare dhe i gjithë kombit shqiptarë janë dhe do të jenë shqiptarët muslimanë, e boshti kurrizor ka unaza prej shqiptarëve të besimeve tjera (katolikë dhe ortodoksë, pa të cilat nuk funksionon..

Antiislamistët e antimuslimanët shqiptarë preferojnë, propagandojnë dhe kërkojnë  që shqiptarët muslimanë ta braktisin fenë islame, të konvertohen në të krishterë, sepse Europa nuk na do as na pranon si muslimanë! Dhe kur flasin për nevojën e konvertimit, shtojnë: kështu t’i kthehemi besimit burimor – katolik. Harrojnë këta të gjorë, se burimisht edhe shqiptarët e të tjerët kanë qenë paganë, që kanë besua në gjithçka, ndërsa pas krishterimit shqiptarët që u gjetën nën Perandorinë Bizantine nuk ishin katolik, por ishin ortodoks, nën administrimin e kishës ortodokse greke, bullgare e serbe. Dhe, po të mos e pushtonte Perandoria Osmane e ta shkatërrojë Bizantin, sot nuk do ishte asnjë shqiptarë (me gjuhë e kombësi shqiptare), por të gjithë do ishin sllavë dhe grekë. Për këtë do të bindeni poqese lexoni Kodin e Dushanit (paragrafë 6-10),  e të shihni se me çfarë brutaliteti donte t’i konvertonte ata pak katolik që gjendeshin në territoret e sunduara prej tij (sepse atëherë nuk kishte musliman në Ballkan).

Antiislamistët shqiptarë, në të dy anët e Drinit, po i pengojnë xhamie e ndërtuara në meset e popullsisë muslimane. Po, ata nuk i pengojnë 1300 kisha e manastire ortodokse  serbe (në Kosovë) dhe sa sosh greke në Shqipëri. Madje, çfarë hapsira e çfarë pasuri kanë ato, në krahasim me xhamitë muslimane. E të mos flasim se çfarë veprimtarie anitshqiptare zhvillojnë ato. Antiislamistët shqiptarë më shumë i pengojnë ca xhami, sesa  kisha dhe ‘Samostani’ i ndërtuar në midis trollit të Universitetit të Kosovës! Ata nuk i pengojnë kishat politike të  ndërtuara në Llapushnik e në Rugovë, apo ajo afër liqenit të Gërmis,  ku nuk ka asnjë të krishterë në ato mese.  Ata krahasojnë numrin e xhamive me shkollat shqipe, dhe thonë se me këtë trend, së shpejti do kemi më shumë xhami se shkolla. I brengosë numri i xhamive, por nuk i brengosë numri shkollave të mbyllura, për shkak se nuk ka nxënës. Shënimet zyrtare të statistikës tregojnë se prej vitit shkollor 2008/2009 deri në vitin 2019/2020, numri i nxënësve në arsimin parashkollor ka rënë për 114.323 nxënës, në shifra absolute, apo për 26% në shifra relative, duke veçuar disa komuna me shifrat më të larta të rënies së numrit të nxënësve: Kamenica 44%,  Juniku 42%, Vitia 39%, Dragashi 39%, e kështu me radhë.

Antiislamistët e tërbuar po i pengon gjithçka që ka premisë islame-muslimane: edhe profeti Muhamed a.s., edhe Qabeja në Arabinë Saudite, edhe xhamitë në Prishtinë e Tiranë. Për Muhamedin a.s. flasin e shpifin me fjalët më të ndyta, duke ua kalua edhe ekstremistëtëve në Suedi e Francë. Njëfar gazetari Kastriot Myftaraj nga Tirana, në vitin 2016 kishte ngritur padi penale në një gjykatë të Tiranës, duke e ‘akuzuar’ librin e shejtë Kur’anin, gjoja se është platformë për gjenocid kundër jomuslimanëve, prandaj kërkonte që gjykata ta ndalojë Kur’anin!  Ai preferonte bombardimin dhe shkatërrimin e Qabes, vendit të shejtë të më se 1,5 miliard muslimanëve të botës. Çmenduri e skajshme.

Në mjetet e informimit u jepet hapësirë për proagandë antiislamistëve, u jepet hapësirë atyre mjeranave që lavdërohen për konvertimin e tyre nga muslimanë në të krishterë, i jepet hapësirë një lëvizje të turpshme të Deçanit që propagon konvertimin. Po kujt i duhet një lëivzje e tillë, përpos armikut që ta përçajë popullin shqiptar në baza fetare, me shpresë se kështu do të shkaktojë luftë civile midis vet shqiptarëve të besimeve të ndryshme, sikurse në Liban, Sudan e gjetkë. Por, falë vigjilencës së shumicës shqiptare, kjo dëshirë e armikut nuk do të realizohet. Kurse individët, le të konvertohen e pagëzohen si të duan, sepse besimi fetar është çështje personale dhe e drejtë e secilit të deklarohet si dëshiron vet. Por, mos të përhapin propagandë të rrejshme për rrezikun nga feja islame, dhe mos të fyejnë ndjenjat fetare as kombëtare të muslimanve, qofshin ata Shqiptarë, Boshnjakë, Turqë, Goranë a të të tjerë.

Pandemia e koronavirusit zgjati dy vjet dhe u zhduk. Pandemia e ‘sëmurjes  antiislmiste’ ka më se dhjetë vjet që po brenë si gangrena qenien tonë kombëtare, dhe poqese nuk frenohet, me këtë tendencë e vrull që ka marrë, ka droe se do  të na shkaktojë dëme të pariparueshme!

Me veprimet e tyre antiislamistët shqiptarë janë në vijë me veprimet ‘’orientalistëve’’ serbë, vetëm synimet nuk iu përputhen, ndonëse veprimet e të dy palëve kanë primesa të kryqëzatave!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …