Adil Fetahu

Adil Fetahu: Përçarjet dramatike të Kishës Ortodokse

Se Kisha Ortodokse është organizatë puro social-politike  shtetërore dhe pushtuese, “spiritus movens” e ideve rusomadhe, serbomadhe e grekomadhe, kjo është dëshmuar gjatë gjithë historisë së funksionimit dhe veprimit të saj. Ajo ka  frymëzuar, nxitë, bekuar, përkrahur e ndihmuar luftërat agresive e pushtuese dhe krimet kundër  popujve dhe vendeve tjera, për të përhapë ortodoksinë me dhunë. Ne, shqiptarët e kemi provuar “me lëkurën tonë” politikën kriminale të kishës ortodokse serbe, greke,  bullgare dhe ruse.

Pas pavarësimit të shtetit të Ukrainës nga shteti i Rusisë (1991), shumica e qytetarëve të Ukrainës ishin të pakënaqur me qëndrimet e Kishës Ortodokse Ruse, prandaj kërkohej edhe pavarësia e kishës ukrainase nga ajo ruse. Kjo kërkesë u bë aq më aktuale dhe intensive pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse. Në këtë drejtim u angazhuan disa klerikë po edhe vet kryetari i shtetit, Peter Poroshenko. Ata kërkuan nga selia e ortoksizmit, Patrikana Vaselene e Stambollit, që t’i jep pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga ajo e Rusisë. Kreu i Patrikanës Vaselene të Sambollit, Bartolomej, në janar të këtij viti (5 janar 2019) nënshkroi aktin zyrtar (“Tomos”-in), me të cilin e njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, nga KO e Rusisë. Kisha ruse menjëherë e kundërshtoi këtë akt të Patrikanës së Stambollit, duke e quajtur si letër të pa vlerë,  tejkalim të autorizimeve kanonike dhe si akt përçarje mes kishave ortodokse, dhe i ndërpreu marrëdhëniet me selinë kryesore të kishës ortodokse të botës, Patrikanën e Stambollit. Tash në Ukrainë, sidomos pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë dhe Sevastopolit, të aneksuara nga Rusia, disa klerikë janë me kishën ruse, po edhe brenda pjesëve tjera të Ukrainës vepron “kolona e pestë” lojale Moskës, e cila nuk e do as pranon shkëputjen “separatiste”, prandaj shumë klerikë janë ithtarë të KO ruse, e jo të kishës autoqefale të Ukrainës. Se kisha ortodokse është e politizuar, dëshmon edhe fakti se klerikët e krahut të Patrikanës së Moskës, nuk i kryenin shërbimet e varrimit të ushtarëve ukrainas të rënë në luftën kundër forcave ruse me rastin e pushtimit të Krimesë.

Sipas vlerësimit të qarqeve kishtare ortodokse, kjo është përçarja më e madhe që ka ndodhur në Kishën Ortodokse, prejse kjo është ndarë nga Kisha Katolike (në vitin 1054). Përçarjet janë të hershme, por janë mbajtur si prushi nën hi. Sepse, Kisha Ortodokse Ruse qëmoti mbante një rivalitet ndaj Patrikanës së Stambollit, duke pretenduarse Rusia është nëna dhe shpëtimtarja e të gjithë popujve ortodoks në botë. U gjet momenti i shpërthimit vrullshëm të përçarjes, me rastin e pavarësimit të KO të Ukrainës. Kreu i KO ruse i ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me Kishën Ortodokse Greke, për shkak se kjo e fundit i ka njohur Patrikanës së Stambollit të drejtën dhe autorizimet për t’i dhënë pavarësi KO të Ukrainës, dhe më 12 tetor 2019 Sinodi i Arkierejve të KO Greke e njohu pavarësinë e KO të Ukrainës. Në komunikatën e KO ruse, thuhet se i ndërpret marrëdhëniet me patriarkun grek, por do të mbajë kontakte me klerikët e kishës greke, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kishës së Ukrainës.

 Të prirur me idetë e konspiracionit, që për çdogjë të pakëndshme që iu ndodhë, ta fajsojnë Amerikën dhe Perëndimin, edhe  për këtë përçarje brenda kishës ortodokse, fajin ia mveshin Amerikës. Lidhur me këto ngjarje brenda Kishës Ortodokse, kryetari i Rusisë thirri dhe mbajti mbledhjen e Këshillit të Sigurimittë shtetit, me të vetmën temë: Situata në Kishën Ortodokse pas vendimit të Patrikanës ekumenike të Stambollit. Ndërkaq, ministri i jashtëm rus, Lavrov thotë se shkëputja e KO të Ukraninës nga Patrikana e Moskës po bëhet me përkrahjen e haptë të Vashingtonit. Ky reagim i kreut të shtetit për ngjarjet brenda kishës nuk i çuditë njohësit e politikës së shteteve ortodokse, sepse ato përpiqen që përmes kishës të mbajnë në orbitën e vet politike edhe popujt e tjerë.

Aktualisht, Kisha Ortodokse Serbe përpiqet të mbajë njëfar balance, por gjithësesi e kundërshton separatizmin, përçarjet dhe shkëputjet në strukturat e kishave ortodokse, ndërsa “mizën nën kapuç” e ka te Kisha Ortodokse Maqedone dhe ajo Malazeze, pavarësimin e të cilave kjo nuk e njeh as nuk e pranon.

Po Shqiptarët e Ukrainës ku janë në këto ngjarje?

 

Në Odesë të Ukrainës  ekziston një diasporë shqiptare, të emigruar  në kohën e pushtimit otoman të Shqipërisë. Ata pas qëndrimit një kohë në Bullgari e Rumani, para më se 200 vjetëve janë vendosur në Ukrainë. Ishin kryesisht toskë ortodoksë nga rrethi i Korçës dhe Pogradecit. Konsiderohet se janë nja 5000 banorë ukrainas, të cilët e identifikojnë vetën me prejadhje shqiptare, të cilët ruajnë veshjet, zakonet, gjuhën dhe tiparet dalluese shqiptare. Por, duke marrë parasysh se ka kaluar kohë e gjatë prej ngulitjes së tyre atje, llogritet se mund të jenë nja 50.000 banorë me prejardhje shqiptare. Në nja tri-katër fshatra, kah bregdeti i Azurit: Karakurt, Devneskaja, Gjeorgjevka dhe Gomovra, në të cilat ishin më të koncentruar, akoma i ruajnë doket e zakonet  shqiptare, festojnë Shëngjergjin, që e lidhin me emrin e Gjergj Kastriotit. Akoma e flasin toskërishtën e vjetër, të përzier me fjalë ruse.  Fshati Karakurt (në vitin 2011) kishte 1269 shqiptarë, 462 bullgarë, 387 gagauzë, 182 ukainas dhe78 të tjerë. Aty flitet toskërishtja e vjetër, ruhën zakonet, veshja, tradita. Në qendër të fshatit është vu busti i Skënderbeut. Fshati ka muzeun, shtëpinë e kulturës, bibliotekën dhe një shkollë në të cilën mësohet shqipja.

Në të kaluarën atë diasporë e kanë vizituar Fan Noli (1911), At Artur Lioneli (1979), të cilët kanë mbajtur meshë në kishën lokale dhe janë takuar më minoritarët shqiptarë. Në vitin 2006 “Lidhja Shqiptare në Botë” vizitoi Odesën dhe organizoi manifestime kulturore me diasporen shqiptare, ndërsa në vitin e kaluar (2018), atë disasporë shqiptare e vizitoi ministri i diasporaës, Pandeli Majko. Natyrisht, është e nevojshme një lidhje më e fortë, vizita më të shpeshta dhe ndihma me tekste dhe eventualisht me ndonjë mësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare, në mënyrë që të mund ta ruajnë identitetin e tyre të prejardhjes shqiptare. Sepse koha e bënë të vetën në asimilimin e plotë të tyre. Ata mund të jenë tash edhe viktimë e përçarjeve të kishës ortodokse ruso-ukrainase.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …