Adil Fetahu

Adil Fetahu: ZHURMA PËR “NON-PAJPER-in”

Ka disa ditë që në mediat serbe, kroate, boshnjake, por edhe në ato sllovene, është ngritur zhurmë e madhe lidhur me një të ashtuquajtur”Non-paper” diplomatike (letër diplomatike që s’ekziston), për gjoja ndryshimin e kufijve mbi baza etnike të disa shteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Për çka është fjala në të vërtetë?

Pas ngritjes së këtij problemi në nivele diplomatike midis Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, madje edhe në realcion me Bashkimin Europian, mediat ngritën tensionin dhe tronditën vendet për të cilat gjoja se “non-paperi” propozon copëtimin e BH në tri baza etnike, bashkimin e serbëve me Serbinë, të kroatëve me Kroacinë, ndërsa shtetit Boshnjak t’i hapet rrugë për një dalje në Detin Adriatik. Sipas të njëjtës “letër që s’ekziston”, gjoja se parashihet që të bëhën ndërrim territoresh midis Kosovës e Serbisë, duke i dhënë Serbisë Veriun e Kosovës, ndërsa Kosovës Luginën e Preshevës, e pastaj Kosova e tillë të bashkohet me Shqipërinë. Gjithnjë sipas shpekullimeve me “non-paper”, trojet shqiptare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, duhet t’i bashkohen Shqipërisë.

A është ky korrigjim i padrejtësive të Kongresit të Berlinit (1878) e të Konferencës së Londrës (1913), askush nuk e beson, por megjithatë është ngritur re pluhuri rreth kësaj “letre që s’ekziston”.

Deri të mërkurën e kaluar e kanë mohuar të gjithë ata të cilëve u është drejtuar pyetja, se a ekziston një letër e tillë apo jo. Kryesisht si autor të letrës e adresonin kryetarin e Qeverisë së Sllovenisë, Janez Jansha, ndoshta edhe bashkautor me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë, Victor Orban. Por, çudia më e madhe është, nëse hungarezi Orban “ka gisht” në këtë plan, përse nuk përmendet edhe çështja e Vojvodinës, shumica e territorit të së cilës do t’i takonte Hungarisë, ndërsa një pjesë, deri në Zemun t’i takojë Kroacisë.

Të mërkurën e kaluar përmbajtjen e “Non-papert” e botoi edhe portali slloven“Necenzurisano”, duke pohuar se kryetari i Qeverisë së Sllovenisë atë letër e ka dërguar në disa adresa të caktuara në Bashkimin Europian, ndër të cilët edhe kryetarit të Parlamentit Europisan, Sharl Mishel.

Por, askush nga Bashkimi Europian nuk ka pranuar se kanë marrë një letër të tillë nga premijeri i Slovenisë, ndërsa vet Jansha këtë “propagandaë” e cilëson si të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e tij personal dhe kedibilitetin e  shtetit të Sllovenisë, në prag të marrjes së udhëheqjes 6-mujoare të BE nga Sllovenia (1 korrik – 31 dhjetor 2021).

Përkundër pohimeve dhe mohimeve rreth (mos)ekzistimit të “non-paperit”, portali slloven “Necenzuriano” thotë, siç transmeton “Klik.ba”, se letra ekziston, se mban titullin: “Ballkani Perëndimor –  Rruga përpara” dhe se atë e ka marrë kabineti i Sharl Mishelit qysh në shkurt të këtij viti, por me qenë se dokumenti nuk është zyrtar, nuk përmbanë nënshkrimin e askujt?!

Sipas informacioneve të portalit ”Necenzurisano”, e që i transmeton portali boshnjak Klik.ba,  dokumenti, përmend çështjet e pazgjidhura kombëtare të Serbëve, Shqiptarëve dhe Kroatëve edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, sepse:

  • Marrëveshja e Dejtonit (1995) vetëm e konfirmoi atë që ishte arritur me luftë, e cila mori më se 100.000 viktima, por nuk ajo marrëveshje nuk ishte parimore;
  • Është vështirë të mendohet perspektiva europiane e Serbisë dhe Kosovës;
  • Anëtarësimi i Bosnje-Hercegovinës në BE mund të përjashtohet plotësisht;
  • Hapësirën e zbraztë në ndërkohë po e shfrytëzon Turqia, e cila ka rritur ndikimin e saj në BE dhe në Maqedoni;
  • Përveç Turqisë dhe disa politikanëve lokalë dhe ithtarëve të tyre,  të cilët kanë dobi nga kaosi dhe nga mosfunksionimi i institucioneve, askush tjetër nuk është i kënaqur me situtën në BH.

Dhe, për ti zgjidhur këto probleme propozohet:

  1. Bashimi i Kosovës me Shqipërinë. Në Kosovë 95% e popullsisë dëshiron bashkimin me kombin amë. Situata e njëjtë është edhe në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (që është anëtare e NATO-s) dhe Kosovës, praktikisht as nuk ekziston. Pjesa serbe e Kosovës do të fitonte status të posaçëm, sipas shembullit të Tirolit Jugor, që është krahinë autonome në italinë Veriore, në të cilën shumicën e popullsisë e përbëjnë banorët që flasin gjermnishten. (Ky opsion, vjen në shprehje poqese nuk bëhet shkëmbim territoresh midis Kosovës e Serbisë).
  2. Çështja nacionale serbe mund të zgjidhet në masën më të madhe me bashkangjitjen e pjesës më të madhe të Republikës Srpska shetit të Serbisë. Në rrethana të tilla, Serbia është e gatshme të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
  3. Çështja nacionale kroate mund të zgjidhet me bashkangjitjen e shumicës së kantoneve kroate të BH me shtetin e Kroacisë, ose me dhënien e statusit të posaçëm pjesës kroate në BH, sipas shembullit të Tirolit Jugor.
  4. Kjo do t’u lënte Boshnjakëve shetin e pavarur funksional, për të cilin ata do ta merrnin përgjegjësinë e plotë vet. Në referendum do të deklaroheshin se a duan të bashkohen në BE apo të qëndrojnë jashtë BE-së (duke e ndjekur shembullin e Turqisë). Tash për tash, shumica e Boshnjakëve mbështetë perspektivën europiane, por me rritjën e ndikimit të Turqisë dhe të islamit radikal, situata mund të përkeqësohet radikalisht në dekadën e që vijon.

* * *

Këto, sipas “Necenzurisano” janë opsionet që ofron “non-paperi”, autorësinë as karakterin zyrtar të të cilit nuk e pranon akush, por megjithatë duket se është diku nëpër kanalet diplomatike dhe në duarë të zyrtarëve të sheteve ballkanike dhe atyre të Bashkimit Europian.

Ministri gjerman për punët europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth (16.04.2021), tha se “vizatimi i vijave të reja kufitare është rrugë e rrezikshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto vende kanë të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multifetare. Pajtimi dhe bashkëpunimi në rajon janë qenësore për paqe, demokraci dhe prosperitet”.

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Nikolla Sellakoviq, dje ishte në Moskë për t’u konsultuar me ministrinë e Rusisë Sergej Lavrov, për këtë dhe për çështje tjera, i cili i garantoi Serbisë përkrahje të plotë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të plotë, siç thotë ai, në pajtim me Rezolutën 1244 të KS KB.

Edi Rama në euforinë para zgjedhjeve të 25 prillit, “ia shkrepi vedi në këmbë”, kur deklaroi se di për atë hartë,  e ka parë atë dokument dhe  dhe se për të ka biseduar me Janshën?!

Sido që të jetë, dokumenti i përmendur, ka ngritur shumë pluhur në shtetet për të cilat bënë fjalë. Madje, në këso situatash, komentues të ndryshëm ironizojnë paknaqësinë e palëve. Një ironizim i tillë është për Serbinë, se ‘po i jepet vetem një pjesë e Republika Srpska, por përsëri po mbetet e mbyllur, pa dalje në Detin Adriatik  as në Oqeanin Indian!

Kazani i Ballkanik gjithnjë vlon e zien diçka, dhe vala herë merr hov ma të madh ose ma të vogël. varësisht se si i fryjnë zjarrit ata që e kanë ndezur, prej Kongresit të Berlinit e deri më sot. (A.F.)

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …