Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve në komunën e Skenderajt, si dhe për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të prekur nga përmbytjet, që të përfundojnë me kohë procedurat për kompensim, një pjesë e administratës komunale është duke punuar këto ditë deri në ora 19:00, në mënyrë që secila familje që ka pësuar dëme, të ketë mundësinë të bëjë kërkesën për vlerësim dhe kompensim të dëmit.