Administrata Tatimore e Kosovës do të mbajë një seminar me tatimpagues, me qëllim që të informohen rreth zbatimi të udhëzimit administrativ për transferimin e çmimit. Ndryshe, me datë 20.07.2017, Ministri i Financave ka nxjerr Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferimin e Çmimit. Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat dhe procedurat për administrimin dhe zbatimin e transferimit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave
