Administrata Tatimore e Kosovës, ka krijuar një grup operativ për të luftuar evazionin fiskal gjatë muajve të verës. Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së dhe synon të monitorojë bizneset me qarkullim të madh. Gjatë fundjavës së kaluar, inspektorët fokusuan vëmendjen e tyre te pishinat dhe bizneset që operojnë brenda tyre. Inspektori Ndriçim Çerkini shpjegoi se këto vende janë zgjedhur për shkak të frekuentimit të lartë gjatë fundjavëve me diell. Inspektimet përfshinin kontrollimin e kuponëve fiskalë dhe regjistrimin e punëtorëve. Në disa raste, inspektorët gjetën parregullsi, si mungesa e kuponëve fiskalë në tavolina dhe punëtorë të paregjistruar. Raportet e detajuara të inspektimeve do të dërgohen në zyrat e ATK-së për shqyrtim dhe shqiptim të gjobave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …