Në tremujorin e parë të vitit 2021, ATK-ja ka inkasuar 134.7 milionë euro të hyra, ka bërë të ditur zyrtarja për informim në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi-Sefa. Sipas saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë shënuar ngritje prej 16.2 milionë euro. Ajo thotë se viti 2021 është vit i rikthimit të normalitetit tatimor, falë lehtësimit të masave nga Qeveria për bizneset. Poashtu Bytyçi-Sefa ka pohuar se realizimi i të hyrave dhe projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, gjë kjo që garanton stabilitet edhe për periudhat e tjera të vitit 2021.
