Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik (EDI) mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”. Shkarkimi i së cilës kërkohet të bëhet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë. Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …