Administrata Tatimore e Kosovës Policia e Kosovës bastisje në Zubin Potok

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Policia e Kosovës zhvillojnë bastisje në Zubin Potok

Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka zhvilluar një aksion kontrolli/bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme. Sipas ATK-së, aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia Speciale dhe është zhvilluar me autorizim të prokurorit. Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së. Në fund, Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t’iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …