leoni

Administratori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati dhe ambasadori Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot Postën e Kosovës

Administratori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati dhe ambasadori Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot Postën e Kosovës

Administratori i Postës së Shqipërisë, Ervin Bushati dhe Ambasadori Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot Postën e Kosovës. Kryeshefja, Fakete Kadiu, uroi përzemërsisht zgjedhjen e  z. Bushati në krye të Postës Shqiptare, ndërsa i shprehi mirënjohje të thellë Postës Shqiptare për bashkëpunimin e gjerë tanishëm, ndërsa Administratori Bushati shprehi falënderime duke u ndjerë sikur në shtëpinë e tij. Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta mirëpresim në Postën e Kosovës, Administratorin e ri të Postës Shqiptare, z. Ervin Bushati me Drejtorin e Kabinetit të tij, Dritan Çaka, të shoqëruar edhe me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Drejtuesit e Postës nga Shqipëria i mirëpritën Kryesuesja, Safije Beseni dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Fakete Kadiu me bashkëpunëtorët e tyre”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …