Admirali i Marinës së SHBA-së, James Foggo, u takua sot me ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, në kontekstin e misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët. Gjatë vizitës, Foggo diskutoi çështjen e planit të Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai me këtë rast përsëriti pritshmërinë e tij që tranzicioni i FSK-së të jetë një përpjekje progresive, transparente dhe gjithëpërfshirëse si dhe e koordinuar ngushtë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ndryshe, Foggo udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Napoli, e cila mbikëqyr KFOR-in. NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe stabilitet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …