Organizata “Admovere” e cila përcjellë dhe monitoron sistemin edukativo-arsimor në vendin tonë përmes njpë deklarate publike konstaton se Ministria e Arsimit ka miratuar një tekst shkollor me autorë që kanë bërë plagjiat. MASHT ka miratuar tekstin shkollor “Edukatë Qytetare 9” me autorë Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli që tashmë janë denoncuar si plagjiatorë. “Më 26 maj 2022, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit publikoi vendimin me numër të referencës 01/B 1161, «Lista përfundimtare e teksteve shkollore për klasat 4 dhe 9», në të cilin «prezantohen vlerësimet e dorëshkrimeve sipas recensentëve për secilën klasë dhe lëndë». Sipas këtij vendimi, për lëndën Edukatë Qytetare për klasën e IX komisioni recensues i ka vlerësuar katër tekste, si vijon: tekstin e Shtëpisë Botuese «Dukagjini» me 2.17 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Libri Shkollor» me 2.14 pikë, tekstin e Shtëpisë Botuese «Albas» me 3.57 pikë dhe tekstin e Shtëpisë Botuese «Irisoft» me 3.24 pikë. Në tekstin shkollor «Edukatë Qytetare 9» të Shtëpisë Botuese «Irisoft», autorë të të cilit janë Alba Kreka, Selim Bezeraj dhe Bujar Dugolli, shënohet se teksti është «miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit»”, thuhet në njoftimin e Admovere. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka dorëzuar prova në Këshillin e Etikës së UP-së për plagjiaturën e profesorëve Bezeraj e Dugolli. Admovere e ka cilësuar si skandaloz vendimin e MASHT për të miratuar tekstin shkollor duke u bërë thirrje mësimëdhënësve dhe prindërve që ta refuzojnë librin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …