Vërtet më vjen tepër keq, që në mesin e shumë ekspertëve tanë të pakontestueshëm gjuhësorë, më ra “hise” mua të reagoj për këtë fenomen të shprehur të ekzistimit të një bastardimi gjuhësor dhe kulturës profesionale në të shkruarit dhe komunikimit zyrtar nëpër institucionet tona të larta shtetërore. Por, i nxitur nga një dëshirë e sinqertë, që së paku t’i ngacmoj ata më meritorët në këtë fushë, dhe pres mirëkuptimin e tyre ndaj çfarëdo lëshimi dhe qasjeje joprofesionale që mund ta bëj në këtë artikull tim kritik.
Që nga paslufta dhe instalimi i Administratës së Përkohshme Ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, në komunikimin e përditshëm të të shprehurit dhe të shkruarit profesional administrativ-juridik dhe politik të gjuhës shqipe, vërehet një regjistër i zakonshëm, i thjeshtë dhe argotë i fjalëve dhe kuptimeve të përdorura në to.
Këtë komunikim me shkrim të nivelit të lartë zyrtar shtetëror e karakterizojnë shumë shkelje të normës gjuhësore; fjalë dhe struktura të huazuara sintaksore; zhvendosje të shprehur të rendi të fjalëve; në kuptimin e tyre ndjehet qartë mungesa e një frymëzimi të përsiatur profesional; nocionet dhe frazat që e ndërtojnë tërësinë e këtyre akteve dhe dokumenteve tjera zyrtare, fare nuk rrezatojnë ndjenjën e burimi të tyre të vërtetë nga një mendje krijuese ekspertësh që mendojnë dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si përkthime të zbehta dhe joprofesionale të bëra nga një gjuhë tjetër Sikur dukat, bazuar në disa shembujt të komunikimit me shkrim përmes dokumenteve dhe akteve tjera të përgjithshme të nivelit të lartë shtetëror (e mos të flasim për ato të niveleve më të ulëta komunale, shoqatave etj), dita më ditë po bindem se, në institucionet tona qeverisëse, nuk po dihet më se çka është: rregullorja, vendimi, statuti, statusi, programi, raporti, udhëzimi, preferenca, plani… Është, tejet qesharake, ta zëmë, një dukuri e shprehur gjatë deklarimeve publike në media të disa politikan tonë të lartë, kur shpesh nga mosdija apo si “lapsus”, i ngarrojnë termet “STATUT” me “STATUS”.
Me të vërtetë nuk dihet më se me çfarë dokumenti apo akti diçka: raportohet, planifikohet, përcaktohet, vendoset apo rregullohet. Edhe sikur të dihet, posa ta lexosh përmbajtjen e tyre, menjëherë në to do të vëresh përplot gabime jo vetëm gjuhësore por edhe të mungesës së formës konstruktive përmbajtjesore të paraparë sipas standardeve rregullative për atë dokument apo akt konkret.
Një gjë e njëjtë ishte së fundi me Draftin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa kjo praktikë u përsërit edhe tek dokumenti i parashtruar në Parlament si Program i “Qeverisë Thaçi”.
Duke medituar për këtë temë, gjithnjë para vetes po më shpaloset ajo pamje parazgjedhore e marketing defilimit të ekspertëve të rijnë, dikur të rekrutuar nga PDK-ja, të cilit, me titujt të lartë shkencor të arritur nëpër akademitë dhe universitetet më reputative botërore, premtonin shumë për qeverinë e ardhshme që do ta ndërton kjo parti nëse i fiton zgjedhjet.
PDK-ja i fitoj zgjedhjet, por…a thua, ku janë sot këta ekspertë? Apo, emrat dhe imazhet e fytyrave të tyre të padjallëzuara rinore, me veshje dhe kombinim kravatash të përzgjedhura pa shije, atëbotë kanë shërbyer vetëm si karrem marketingu para kamerave të shumta televizive, dhe asgjë tjetër?!
Ndoshta edhe shumica prej tyre janë angazhuar në pushtet dhe i shërbejnë kësaj Qeverie, por, vaj hallin për ne nëse ndonjëri prej tyre është edhe kreator i këtyre projekteve dhe dokumenteve publike shtetërore. Veçanërisht të këtij plani të fundit qeveritar që është paraqitur në Kuvend!
Prandaj, të nderuar ekspertë qeveritar dhe ju politikanë që jeni, apo s’jeni aktualisht në pushtet! Unë si një laik dhe qytetar i zakonshëm i Kosovës ( Republikës së Kosovës) konstatoj se SHQIPJA e jonë është e bukur edhe si gjuhë shtetërore dhe ajo ka rregullat e përsosura të saj. Prandaj, ju lutem mos e shëmtoni atë.