(Me mos dalje masive në zgjedhje, populli e dëgjoi zërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mos dalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese esinqertë dhe besnike e synimeve të veta reale)
Më në fund u mbajtën edhe zgjedhjet kaherë të pritura të 17nëntorit. Meqë ato, për shumë çka ishin specifike, lirshëm mund të konstatojmë se kjo ngjarje do të mbetet e shkruar me “germa të arta” në historinë e “lavdishme demokratike” të Kosovës sonë të pasluftës. Kujtesa jonë e paharruar për këto zgjedhje, sigurisht nuk do të përqendrohet vetëm në rezultatet e shpallura kontestuese dhe në mjaft dyshime të bazuara për mundësinë e ekzistimit të kurdisjes së tyre, por do të mbahet mend edhe për “diznilend” fushatën e çuditshme 21-ditësh parazgjedhore.
Pikërisht, falë politikanëve tanë iluzionistë dhe prirjeve të tyre të bujshme për fantazi, Kosova gjatë këtyre 21 ditëve ishte shndërruar në një vend më fantastik të botës, ndërsa, për vendimmarrësit kryesorë të mbajtjes së tyre, ajo ishte bërë një hapësirë e përshtatshme eksperimentale e një strategjie globale që assesi nuk guxon të dështojë në praktikë. Gjatë kësaj fushate gjoja të zgjedhjeve, popullit të dëshpëruar dhe të stërlodhur nga varfëria dhe padrejtësitë e shumta, nga partitë dhe individët e ndryshëm politikë, ju servoheshin me sy çelë ëndrra nga më të ndryshmet, përmbajtja dhe kualiteti i së cilave, sigurisht do t’i sfidonin edhe skenaristët më të famshëm të filmave të animuar të Holivudit.
Vërtet ishte kënaqësi të jetosh në Kosovën përrallore të 21 ditëve parazgjedhore, sepse, gjatë kësaj periode, ajo qe shndërruar në një vend me buxhet më të madh në botë, me rrymë 24 orë pa ndërprerje, asnjë të papunësuar, me projekte dhe infrastrukturë më të avancuar rrugore, ujë dhe kanalizim në çdo fshat, arsimtarë, mjekë dhe pensionistë me paga më të larta, fëmijë dhe rini të buzëqeshur…
Ishte një vend me arsimim të përparuar.
U hapën edhe disa universitete të reja, ndërsa nëpër shkolla çdo nxënës kishte nga një kompjuter “llap-top” personal për mësim…dhe sa e sa mrekulluara të tjera.
Natyrisht se në këto fushata kishte çdo lloj premtimesh, por shumë pak mund të hasësh në atë të bërjes së Kosovës shtet. Një veprim i tillë edhe është pritur, sepse, sipas këtyre politikanëve tanë, ne veç jemi shtet dhe vetëm pritej shpallja dhe njohja formale nga SHBA-të dhe shumë shtete tjera mike.
Nga të gjitha, sikur këta regjisorë, skenaristë, dhe “përrallaxhi” harruan se populli shqiptar i Kosovës është një popull i lashtë dhe fisnik. Atë, përveç trimërisë së pashoqë dhe besimit të sinqertë tek të tjerët, e karakterizon edhe durimi stoik që diku dhe dikur e ka kufirin e vet. Këta strategë dhe intrigantë harruan se ky popull, në mes tjerash di të dallojë mirë zërin e rrejshëm të matrapazëve politikë që bëjnë fushatë dhe mendojnë se e mashtrojnë dikë me premtime, dhe përfaqësuesve të tyre të sinqertë, andaj, duke e nuhatur prapavijën e kurdisur që po i përgatitej me këto zgjedhje, këtë urtësi kolektive edhe e tregoi me mosdalje në to.
Populli e dëgjoi zërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mosdalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikulues i sinqertë dhe besnike e synimeve të tija reale.
Le të merren me përqindje 40-45%, partitë politike dhe ata që humbën dhe fituan pak vota. Le të merret Komisioni Qendror Zgjedhor me motin e keq apo shkaqet tjera të mos daljes masive të popullit në to. Me analiza të tyre të thella, këtu patjetër se do të kenë punë shumë strategë dhe ekspertë nga Brukseli, Nju Jorku, Beogradi…
Por, porosia e vërtetë e kësaj mosdaljeje masive në zgjedhje është e qartë. Popullit të Kosovës i ka humbur më durimi dhe ai nuk do zgjedhje të kurdisura nga askush. Ai do liri dhe këtë vullnet do ta shprehë vetëm përmes referendumit gjithë popullor me të cilën do të vendosë vetë për fatin e tij në të ardhmen.
Andaj, mos dyshoni në kushte klimatike, dhe mbajeni referendumin gjithë popullor edhe në pikë të dimrit, me shi dhe borë, me temperatura edhe më të ulëta…Ju garantoj se përgjigjja e popullit në to do të jetë mbi 98%.