Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës, e cila ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për zbardhjen e krimeve, të cilat ajo beson se i ka kryer UÇK-ja kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës të Serbisë në Kosovë. Kryeinspektori, Adonis Tahiri ka publikuar dy komente të Donika Gërvallës të shkruara dhe të publikuara në mars të vitit 2020, në të cilët ajo ka shprehur mllef kundër Rexhep Selimit, ish kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Kjo është “kryediplomatja” jonë. UÇK-në e ka pas therrë n’sy gjithmonë. Natyrisht, edhe Rexhën. Prandaj, nuk po më befason gërvallja e saj, por heshtja e disa shokëve të mi në Vetëvendosje dhe jo vetëm ata. Një grua si kjo, nuk do duhej të ishte Ministre në shtetin tim. Aq më pak, Ministre e Punëve të Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …