Adresimi i paralajmëruar i kryetarit Hashim Thaçi qytetarëve të Kosovës i paraparë për sot është shtyrë për të hënën. Fjalimi i tij do të bëhet të hënën, në ora 20.00. “Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara, paralajmëruar kryetari, Hashim Thaçi por ndërkohë Zyra e Presidencës njofton se adresimi i paralajmëruar për sot është shtyrë për të hënën, në ora 20.00.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …