Qeveria kohëve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante dhe të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë,
Komunitetin Mysliman të Shqipërisë,
Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,
Kishën Katolike në Shqipëri dhe
Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Konkretisht kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që në pamje të parë tingellon si anti-kushtetuese duke patur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segment të shoqërisë sonë që shquhet për zell fetar. Megjithatë futja në qendër të vëmendjes së marrëdhenies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi dhe përkujdesje duke patur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar.
Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi.
Por ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm që meriton akoma më tepër konsideratë dhe analizë, dhe ka të bëj me praninë e bollshme të donacioneve të huaja.
Objektivi kryesor i kësaj nisme, sikurse është deklaruar, është që të minimizojë varësinë financiare që kanë këto komunitete nga kontributet e donatorëve të huaj të cilët padyshim fondet i japin duke infiltruar edhe axhendën e tyre të politikës së jashtme. Historia ka treguar se institucionet fetare luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm në procesin e shtetëformimit, në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në ngritjen e institucioneve shtetërore. Rasti i historisë së Shqipërisë është më i veçantë si pasojë e pluralizmit fetar shqiptar por gjithësesi klerikë të lartë kanë dhënë një kontribut thelbësor në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në pavarsimin e vendit tonë. Ishin shkollat katolike të parat që lëvruan gjuhën shqipe. Nuk është rastësi që komuniteti islam ishte i pari që u shkëput nga drejtimi i kalifatit otoman dhe pranoi që alfabeti shqip të shkruhej në gërma latine. Po kështu janë të panumërt rilindasit ortodoks dhe bektashinj që kanë mundësuar lëvizjen kombëtare.
Mirëpo fatkeqësisht këto institucione që me klerikët e vetë kanë kontribuar për çështjen kombëtare, në fakt si pasojë e ndikimit të huaj po bëjnë të kundërton sot. Po të shihen vendet se nga vijnë ndihma për institucionet fetare shqiptare të vijnë dyshime të natyrshme edhe po të jesh një ndër skeptikët më të mëdhenj të teorive të konspiracionit. Kjo pasi bëhet fjalë ose për vende që në të kaluarën kanë pasur pretendime territoriale dhe interesa ekonomik në vendin tonë, ose për vende që konsiderohen fidanishte të terrorizmit. Kështu tek komuniteti musliman sunit vihet re një ndikim në rritje i disa fondacioneve të dyshimta dhe praninë në mënyrë gjithnjë e më masive të praktikave dhe sjelljeve të importuara kallëp nga bota arabe apo lindja e mesme dhe që kanë pak të bëjnë me traditën shekullore islame otomane që ka mbizotëruar më parë në Shqipëri.
Dominimi i Greqisë dhe i grekëve brenda Kishës Autoqefale Shqiptare është një problem vazhdimisht i pranishëm dhe i pazgjidhur edhe pse po kalojnë dy dekada nga fillimi i rimëkëmbjes së ortodoksisë shqiptare. Kur bëhet fjalë për kishën katolike është normale që ekziston një varësi e drejtpërdrejtë nga Papati, por është e pakuptueshme pse shumica dërrmuese e klerit katolik në Shqipëri është italian kur priftërinjtë katolik tek ne mund të ishin edhe nga vendet e shumta katolike të Evropës Qendrore, Perëndimore apo Amerikës Latine. Edhe flirtimi i shiitëve iranian me bektashinjtë është një gjë që ngjall gjithashtu dyshim.
Mbulimi i një pjese të shpenzimeve të katër komuniteteve fetare shqiptare duhet shoqëruar gjithashtu edhe me përshpejtimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave të shumta të tyre për të bërë të mundur pavarsinë e tyre financiare.
Kjo pavarsi do të përkthehej në më shumë autonomi dhe më pak nënshtrim apo përshtatje ndaj ndikimit politik të vendeve nga vjen mbështetja e huaj. Në kushtet e tanishme këto komunitete janë të mjerueshme nga ana ekonomike pasi popullsia shqiptare është ende shumë e varfër, zelli fetar tek ne është ende i zbehtë e për rrjedhojë edhe vështirë se mund të mbahen nga donacionet e besimtarëve. Prandaj ky kontribut i shtetit dhe kthimi apo kompensimi i pronave do të ishte shumë i dobishëm në sigurimin e vetëfinancimit.
Sigurimi i vetëfinancimit jo vetëm që do të ndihmonte në shndërrimin e këtyre bashkësive në institucione më besnike ndaj interesave të shtetit tonë por do të ndihmonte edhe në ndalimin e shkombtarizimit dhe asimilimit që ende vazhdon të ndodh tek bashkëkombasit tonë në shtetet fqinje. Fjala asimilim nga shumëkush mendohet si një koncept historik i fillim shekullit të kaluar që nuk ka vend në epokën e integrimit evropian të Ballkanit mirëpo fatkeqësisht është një proces gradual me përmasa të frikshme që zorr se ka kthim.
Kështu mes shqiptarëve musliman të Maqedonisë gjithnjë e më tepër po zbehet identiteti kombëtar në favor të identitetit fetar për mos të folur pastaj për shqiptarët e shumtë musliman që vetëdeklarohen si turq apo torbesh. Janë të paktë banorët e Sanxhakut që kanë ngelur shqiptar, ndërkohë që në fillim shekullin e kaluar ishin të gjithë. Aktualisht në Tutin e Novi Pazar ska ngelur kush të flasë shqip dhe në Malin e Zi vazhdon shndërrimi në boshnjak apo muslimanac i shqiptarëve musliman të Rozhajës. Edhe në Bjeshkët e Namuna, në zonën e Plavës dhe Gucisë më pak se çereku i popullsisë vazhdon të flasë shqip ndërkohë që nipërit e Jakup Ferrit dhe Ali Pashë Gucisë flasin vetëm sërbisht. Asimilimi në boshnjak po ndodh edhe pak kilometra larg kufirit tonë në zonën e Tuzit. Mirëpo asimilimi nuk po ndodh vetëm me muslimanët por edhe me të krishterët ortodoks dhe këtu nuk bëhet fjalë për ata të Bregut të Detit në Republikën e Shqipërisë që janë të tunduar nga heqja e vizave dhe pensionet disaqindraeurosh.
Nga shqiptarët ortodoksë dikur të shumtë në Maqedoni vijojnë ta përdorin shqipen vetëm pak pleq në zonën e Rekës pranë Gostivarit ndërkohë që pasardhësit e shqiptarëve ortodoksë të asimiluar të fshatrave të Mavrovës, Shkretës, Galicicës, Pelisterit apo qyteteve të ndryshme janë eksponentë të rëndësishëm të elitës së Shkupit dhe më antishqiptarë se maqedonasit safi. Njësoj janë edhe ish-shqiptarët ortodoksë të Hotit, Grudës dhe Kuçit të Malin e Zi. Për mos të folur pastaj për shqiptarët ortodoksë të panumër që ende flasin shqip por nuk pranojnë kombësinë shqiptare në Çamëri dhe në rrethinat e Kosturit dhe Follorinës. Asimili prek edhe komunitetin katolik dhe këtu sbëhet fjalë për qendra si Shkupi e Tivari ku para një shekulli gëlonin shqiptarët katolikë e tani katolikët e pak të ngelur s’flasin shqip dhe liturgjinë katolike e bëjnë starosllavisht. Por për një fenomen aktual, mjafton të kalohet lumi i Bunës në zonën e Shtojit në territorin malazez ku katolikët shqiptarë po përdorin gjithnjë e më dendur serbishten në shtëpi. Edhe zona e Shestanit të Gjon Buzukut, në krajinën e Krajës buzë liqenit të Shkodrës është duke u asimiluar dhe fëmijët e atyre pak shqiptarëve katolik të ngelur janë duke e bërë shkollën fillore serbisht.
Pjesa më e madhe këtij asimilimi ka ndodhur gjatë pesëdhjetë viteve të komunizmit kur Republika e Shqipërisë ishte nën izolim ndërsa popullsia shqiptare e ish-Jugosllavisë dhe Greqisë ka qenë nën një trysni të programuar politik për t’u asimiluar. Mirëpo është tronditëse që ky asimilim vazhdon edhe sot kur Shqipëria është vendi i hapur dhe vendet fqinje janë më të demokratizuara se më parë dhe nuk kanë më dhunë shtetërore theksuar të mëparshme të organizuar për asimilimin dhe diskriminimin e shqiptarëve. Bashkësitë fetare tona nëse do të fitojnë më shumë autonomi e fuqi do të ishin shumë të dobishme për t’i dhënë fund këtij asimilimi duke lidhur kontakte me besimtarët bashkëkombas dhe duke iu ofruar atyre mundësinë e ushtrimit të liturgjisë dhe shkollimit fetar në shqip.