Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Adrian Gjini: A është normal Albin Kurti, kur na thotë se komunat janë kundër shtetit?

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetar i komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, ka njoftuar se edhe atij iu ka ndalur rroga për disa  ditë nga Ministria e Financave, pas vendimit të ministrit Murati që të mos ekzekutohen mjetet për grevistët. Edhe mua nuk më ka dalë paga, edhe pse nuk kam qenë në grevë, nuk ka drejtë të ma ndalë pagën asnjë edhe një orë, është shkelje rëndë e ligjit, nuk është ai autoriteti që vendos me ia ndal pagën dikujt”. Gjini sqaroi se është kundër kësaj qeverie, po jo kundër Shtetit  në rastin kur ka kundërshtuar t’i dërgojë ministrit Murati listën e mësimdhënësve që janë në grevë. Asnjëherë në jetë nuk kam qenë kundër shtetit, me asnjë element nuk kam qenë kundër shtetit të Kosovës, a është normal Albin Kurti, kur na thotë që komunat janë kundër shtetit”, ka shtuar Gjini. Sipas deklaratave dhe vlerësimeve  të Kurtit del se vetëm katër komunat që kanë votuar Vetëvendosjen janë me Shtetin, të gjitha të tjerat qenkan kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …