Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, gjetjen e një eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb e konsideron një përpjekje për të destabilizuar situatën në Kosovë, duke përdorur komunitetin serb si mjet. Ai thekson se kjo metodë frikësuese është e njohur dhe po vazhdon të përdoret. Incidenti është veçanërisht shqetësues pasi ndodhi para votimit për largimin e kryetarëve të disa komunave. Adrian Shtuni, ka theksuar me këto metoda po bëhen përpjekje të destabilizohet jo vetëm veriu i vendit por e gjitha situata në Kosovë. Nga këta aktorë që kërkojnë destabilizim e vendit po përdoret komuniteti serb. Kjo është një metodë që i kemi parë më herët, dhe fatkeqësisht po vazhdohet më të njëjtit avaz të mbajtjes peng të atyre, të cilët në veri kërkojnë të ecin përpara. Është një përdorim dhe shpërdorim i minoritet serb në veri nga aktorët që kërkojnë destabilizim dhe kanë bërë të njëjtën gjë, qoftë në aspektin e krimit e krimit të organizuar, qoftë në aspekte të tjera që kërkojnë destabilizim në veri dhe më gjerë, kjo është shumë problematike”, ka thënë, Adrian Shtuni.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …