leoni

Adriatik Stavileci: Si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi Dogana e Kosovës ka shënuar ulje të të hyrave

Stavileci: Si shkak i situatës së krijuar Dogana e Kosovës ka shënuar ulje të të hyrave

Pandemia e Coronavirusit ka ndikuar që të ulen të hyrat doganore në Kosovë. Të hyrat pritet të normalizohen pas tejkalimit të pandemisë. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se duke iu referuar të hyrave paraprake ka pasur një ulje të importit, por sipas tij krejt varet na konsumimi. Ai ka thënë se shifrat momentale janë nën mesataren ditore e mujore që ka qenë më herët. Stavileci ka theksuar se Dogana këtë vit planifikon të hyra prej 1.2 milard euro, raporton EO. Ai ka potencuar se dëmet e krijuara nga situata e krijuar me koronavirus do të ndikojnë në buxhetin e shtetit, por kjo nuk do të jetë si shkak i uljes së performancës së doganës por si rezultat i pandemisë. Sipas tij Kosova nuk ka rrezik për ndonjë krizë ekonomike dhe këtë e tregojnë të hyrat momentale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …