Nga sulmi ajror në Siri në rajonin nën kontrollin e rebelëve ka lënë të vrarë 35 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur

Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë goditur forcat kriminale të Bashar Assadit në rajonin Afrin të Sirisë

Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë goditur forcat kriminale të Bashar Assadi  në rajonin Afrin të Sirisë, duke vrarë të paktën 36 prej tyre, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas Reutersit, forcat siriane, kanë depërtuar në rajonin e Afrinin  në javën e kaluar në mbështetje të milicisë kurde, të cilët janë cak i operacionit të nisur nga Turqia në muajin janar. Sipas Vëzhguesit, sulmet ajrore kanë goditur kampin Kafd Jina, duke shënuar herën e tretë brenda 48 orësh, që aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar forcat pro-qeveritare në Afrin. Forcat Demokratike Siriane që janë në aleancë me Njësitet për Mbrojtjen e Popullit kanë thënë përmes një deklarate, se sulmet ajrore turke kanë goditur pozicionet e kontrollura nga ushtria siriane për pesë orë. Kryeministri turk, Binali Yildrim ka thënë se forcat shtetërore kanë pushtuar qytetin Rajo nga militantët. Mirëpo milicët kurdë të Sirisë kanë qenë një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën e kësaj të fundit kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …