Aeroplanët rusë kanë goditur spitalin civil në Idlib, 20 të vrarë shumë të plagosur

Nga sulmet ajrore në veri të Sirisë është goditur spitali që ka punuar në mbështetje të Mjekëve pa Kufij. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj organizate humanitare Mirela Hodeib, transmeton AP. Megjithatë Observatori për të drejtat e njeriut konfirmon se sulmet janë kryer nga aeroplanët rusë dhe se spitali është shkatërruar ndërsa 20  persona kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë plagosur. Sulmi është kryer në një provincë ku më shumë se një vit nuk ka pasur forca të kryengritësve,  transmeton AFP.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …