Aeroplanmbajtëset e Marinës ruse janë drejtuar për në ujërat britanike për të shkuar drejt Sirisë. Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar luftanijet ruse në bregdetin e saj, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, nëndetëse dhe një luftë anije me fuqi bërthamore. Kjo po ndodh vetëm pak ditë pasi Marina Mbretërore e Britanisë ishte vënë në alarm, pasi është zbuluar se Rusia është duke planifikuar të dërgoj një flotë të anijeve luftarake përgjatë bregdetit britanik për të kaluar deri në Mesdhe. Sipas burimeve të mailonline, anijet janë ende në veri të Skocisë por pritet që të nisen para “brenda disa ditëve”. Flota Ruse, e cila përfshin një aeroplanmbajtëse 55 tonë të quajtur Admiral Kuznetsov, do të shoqërohet “nga një shkatërrues anijesh britanike”, ka thënë burimi i mailonline. Anija ruse, Admiral Kuznecov së bashku me shtatë anije të tjera, do të kalojë nga Mbretëria e Bashkuar, rrugës për në lokacionin e tyre në Mesdhe, për të bombarduar forcat kryengritëse antiassadiste në Halep. Kjo gjendje e rrezikshme ndodh pas tensionimi të përshkallëzuar në mes të Perëndimit dhe Rusisë, derisa Kremlini si duket ka vendosur që të shfaqë fuqinë e vet në brigjet e Britanisë së Madhe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …