ASK: Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit deri në fund të vitit vlerësohet të jetë mbi 900 mijë banorë

Aeroporti “Adem Jashari” me rekord të ri, mbi 300 mijë udhëtarë gjatë muajit gusht

Aeroporti “Adem Jashari ka thyer një rekord të ri. Vetëm gjatë muajit gusht, në këtë Aeroport janë regjistruar mbi 300 mijë udhëtarë, ndërsa janë realizuar 2.212 fluturime.

Kështu, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, duke potencuar se në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16 për qind, ndërsa në udhëtarë 10 për qind.

“Mbi 300 mijë udhëtarë (302.131) të shërbyer vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa janë realizuar 2.212 fluturime. Në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16 për qind e në udhëtarë 10 për qind. Shifra prej mbi 300 mijë udhëtarëve paraqet rekordin e aeroportit sa i takon numrit të udhëtarëve të shërbyer në interval kohor brenda një muaji kalendarik, gjithashtu numri prej më shumë se 2 mijë e dyqind fluturimesh është numri më i madh i fluturimeve të realizuara ndonjëherë për një muaj”, ka shkruar ndër të tjera, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …