Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" i pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit për udhëtarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gati të arrijë shifrën prej rreth 2.2 milionë udhëtarëve në këtë vit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” së fundi ka arritur shifrën rekorde duke shërbyer 2 milionë udhëtar që kanë udhëtuar këtë viti nëpërmjet tij. Por deri në fund të viti, do të jenë afër 2.2 milionë pasagjerë që do të shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës. Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në ANP, Diton Hyseni, tha se Aeroporti është bërë gati për sezonin e dimrit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë problem. “I kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjë problem me fluturime. Ne vetëm në një pjesë të nëntorit kemi pasur pak mjegull. Sot të gjithë pasagjerët po shkojnë e vijnë me kohë”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, për festat e fund vitit, vjen diaspora e Kosovës, por edhe qytetarët e Kosovës po shkojnë në vende të ndryshme. Hyseni ka thënë se presin që deri në fund të këtij viti të kenë afër 2.2 milionë pasagjerë në ANP. “Do të ketë destinacione të reja me Wizzair, ka interesim të kompanive të ndryshme për të fluturuar nga ANP për vende të ndryshme, ne synojmë që të mbështesim kompanitë ajrore për destinacione të reja. Ne kemi qëllim që pasagjerët tanë të kenë mundësi të zgjedhin”, deklaroi Hyseni. Sipas tij, ANP-ja ka kapacitete të pres deri në 4.5 milionë pasagjerë brenda një viti.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …