Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, sot kanë folur në një konferencë për media ku kanë shpalosur detaje rreth masave që do të merren pas rifunksionalizimit të fluturimeve. Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara para mediave tha se përpos dezinfektimit të të gjitha pajisjeve, secilit udhëtar në nisje do t’i matet temperatura. Po ashtu, ajo bëri të ditur se do t’i kushtohet kujdes i veçantë edhe mbajtjes së distancës dhe vënies së maskave. Garaj tha se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë. Zëdhënësja e Aeroportit po ashtu bëri të ditur se rreth 700 mijë udhëtarë janë prekur nga pandemia në aeroportin e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …