Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka përmbyllur një vit të suksesshëm me një numer udhëtaresh, asnjëherë të arritur më parë. Një numër prej 3 milion udhëtaresh ishte arritur në muajin nëntor 2023 për të shënuar më pas 3.424.883 milion udhëtarë në fundvit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23.278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes edhe këtë vit. Në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në janarin e vitit 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023.
Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtaret e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024.
Për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtines këtë vit ka shtuar destinacionet e reja si Luxemburg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.