Nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi deri tani janë evidentuar 3 mijë 549 të vdekur, 22 mijë 168 të plagosur mbi 8 mijë të shpëtuar

AFAD: Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi është rritur në 12 mijë e 873, ndërsa i të plagosurve në 62 mijë e 937

AFAD: Numri i viktimave si pasojë e tërmetit është rritur në 12, mijë e 873 ndërsa i të plagosurve në 62 mijë e 937, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga kjo Agjenci thuhet se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarxhık dhe Elbistan në Kahramanmaraş janë regjistruar 1 mijë 117 pasgoditje. Si pasojë e tërmeteve në qytetet Kahramanmarash, Gaziantep, Shanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adıijaman, Osmanije, Hataj, Kilish, Malatia dhe Elazığ kanë humbur jetën 12. Mijë 873  qytetarë ndërsa janë plagosur 62.937 të tjerë. Në rajonet e goditura nga tërmeti  po punojnë 24 mijë 727 pjesëtarë të kërkim-shpëtimi të organizatave vendore e ndërkombëtare. Njoftohet se numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera ka arritur në  5 mijë 709. Ndërkohë ka arritur në 113 mijë 201 numri i personelit që punon në rajon bashkë me personelin e terrenit nga ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë, Ministrisë së Mbrojtjes, UMKE-së, ekipet e ambulancave vullnetare, të  sigurisë lokale dhe mbështetjes vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …