Nga të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuara 1 mijë e 966 gjoba. Po ashtu mësohet se gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 20 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, 29 persona janë arrestuar ndërsa 15 persona janë mbajtur në paraburgim.
