Afër 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua ky shtet

Afër 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua ky shtet

Marrëdhëniet mes Amerikës  dhe Izraelit janë të paprekshme. Në të gjitha dekadat, në të cilat kanë qenë në pushtet, herë republikanët e herë demokratët, nuk ka ndryshuar asgjë në miqësinë me Izraelin. Liderë të të dyja  partive kanë theksuar, se Izraeli nuk ka aleat tjetër më të ngushtë se Amerikën dhe se siguria e Izraelit është e panegociueshme. Gati 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua shteti izraelit. Shumica sipas Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme kanë qenë ndihma ushtarake. “Marrëdhëniet vërtet janë unike”, thotë Çak Frojlih, ish-këshilltar i sigurisë i qeverisë izraelite, docent i përkohshëm në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe Tel Aviv. Ai thotë, për Dojçe Velen se  “nuk gjen shumë shembuj të tjerë si ky”. Sipas tij ata kanë vlera të përbashkëta, interesa strategjike dhe një lobig i fortë janë shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje. Komiteti Amerikano Izraelit për Çështje Publike, është një nga shoqatat më efektive lobiiste në kryeqytetin amerikan. Ai angazhohet për marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve, pavarësisht partisë politike që vjen në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës

Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …