Afër 40 mijë banorë të Italisë janë evakuuar nga vendbanimet e tyre për shkak të rrëshqitjes së dheut nga përmbytjet e ujit

Për shkak të shirave të dendur, afër 40 mijë banorë të Italisë janë evakuuar nga vendbanimet e tyre për shkak të rrëshqitjes së dheut. Mediet italiane njoftojnë se moti me të reshura të dendura po vazhdon në zonën e Emilia Romagna dhe kjo ka bërë që shumë sipërfaqe të tokës të përmbyten nga uji. Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra qytetar të detyrohen t’i braktisin vendbanimet e tyre. Njoftohet se për shkak të motit të keq dhe shirave të pandërprera, 14 qytetar kanë humbur jetën. Ndërkohë, një helikopter që po kontrollonte linjat e energjisë është rrëzuar, ku si pasojë janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sitata e rëndë me të cilën po përballen banorët e Italisë të zonave të përmbytura nga uji, ka ka bërë që kryeministrja, Giorgia Meloni ka shpejtuar kthimin e saj në Itali nga takimi i G7 që po zhvillohet në Hiroshima.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …