Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, 227 qytetarë të dënuar ose arrestuar pa arsye, kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi. Vlera e shumës së zhdëmtimit ka arritur në 728 mijë euro. Gjatë këtij viti, 227 qytetarë të dënuar ose arrestuar pa arsye, kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi. “Gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar dhe vendosur 247 kërkesa për kompensim dëmi. Janë shqyrtuar 197 kërkesa të ushtruara gjatë vitit 2024, ndërsa tjerat janë të vitit paraprak. Kanë mbetur të pa shqyrtuara 29 kërkesa për kompensim, 11 janë të pa kompletuara, ndërsa 18 janë ushtruar pas datës 15 dhjetor 2024, e të cilat do të shqyrtohen gjatë muajit janar 2025” thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente …