leoni

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Afër një muaj një pjesë e shteteve të Evropës po përballet me temperatura rekord dhe viktima nga zjarret

Afër një muaj një  pjesë e shteteve të Evropës po përballet me temperatura rekord. Zjarret kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë. Shtete më të prekura janë Franca, Spanja dhe Portugalia, ndërkohë që rrezikohen edhe vende si Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruan BBC. Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave. Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qendror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave. Autoritetet dhe shërbimet e emergjencave janë vënë në lëvizje për të evakuuar të rrezikuarit, ndërsa sipas specialistëve dhe mjekëve vdekjet kryesisht ishin nga të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. Italia dhe Kroacia raportuan për prani zjarresh në disa zona, ndërkohë që të rrezikuara mbeten Greqia Qendrore dhe Maroku. Shkak i zjarreve vlerësohet se është vala e të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike. Ambientalistët thonë se bota është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …