Afër stadiumit të qytetit ,,Ruzhdi Ramosaj’’ në Deçan, ka kohë që qytetar të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturina ku dhe krijojnë një imazh të keq. Në mënyrë vullnetare profesorët bashkë më nxënësit e shkollës së futbollit ,,Ardhmëria’’ në Deçan, kanë bërë largimin e mbeturinave në këtë pjesë të bukur afër stadiumit, duke i lutur qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur hedhin mbeturina, ta ruajmë ambientin dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Vlen të ceket se N.P.L ,,Higjiena’’ në Deçan, çdo ditë bën largimin e mbeturinave nga qyteti, ndërsa 4 herë në muaj nga të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit. Bëni kujdes. Të gjithë së bashku për Deçanin Ekologjik.