Vizitën në Serbi, të cilën e kishte anuluar në dhjetor të vitit 2018, për shkak të protestave masive në vend, kryetari i Francës, Emanuel Macron do ta realizojë më 15 dhe 16 korrik ku do të qëndrojë për vizitë në Beograd. Një nga temat kryesore që do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë zgjidhja e problemit të Kosovës. Agjencia e lajmeve franceze AFP, ka bërë të ditur se kryetari i Francës është i hapur ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, ndryshe nga kancaelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka frikë së një prekje e mundshme e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës, në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Mundësia që konflikti të zgjidhet nëpërmjet shkëmbimit të territoreve mbetet e pa definuar. Parisi është i hapur për këtë, ndryshe nga Berlini që frikësohet nga një praktikë e tillë me efket domino.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …