Në adresë të Radios Kosova e Lirë kanë mbërritur letra, telegrame dhe mesazhe ngushëllimi nga të gjitha trojet shqiptare

Afrim Bahtiri: Baca Ahmet Qeriqi, udhërrëfyesi im!

Asgjë në jetë nuk ndodhë rastësisht!
Për gjyshin e bacës Ahmet – mulla Eminin kisha dëgjuar nga babai im, cili tregonte se me vite kishte qenë mik familiar i gjyshit Ibrahim. Nga rrëfimet tregonte për ndjekjen dhe dhunën që kishte bërë kryeudbashi Sav Shurbatoviqi, edhe përkundër kësaj dhune të shfrenuar, se kishin ndalur mulla Eminin të fliste parreshtur për pushtimin e shkaut- siç i thoshte ai.
Kjo miqësi në mes familjeve tona vazhdoi duke e ushqyer gjeneratë pas gjenerate. Për bacën Ahmet si fëmijë kisha dëgjuar se gjatë demonstratave 81 kishte qenë organizator, pjesëmarrës dhe mbrojtës i madh i tyre. Ai kishte arritur të jetonte mbi 14-16 muaj në ilegalitet të plotë në bunkerin-kolibën apo siç u pëshpëritet se fshihet në një zgavër të lisit.
Me rastin e vdekjes së veprimtarit të paepur Avdi Kelmendit, baca Ahmet mbajti fjalimin më përmbajtësor dhe më frymëzues që kisha dëgjuar ndonjëherë, duke qenë burim frymëzimi që asnjë çast të mos ndalesha në kërkim dhe veprim për lirinë që na mungonte me shekuj.
Idealet dhe rrugët i trasuam në PPK (Partia Parlamentare e Kosovës) siç njihej në popull Partia e Adem Demaçit.
Në vitin 1994 në mbledhjen e PPK-së dega në Lipjan që u mbajtë në shtëpin time u rrethuam nga forcat e shumta policore duke na arrestuar të gjithëve për të na mbajtur me shumë se 10 orë në bisedë informative, të vetmin bacën Ahmet e morën dy herë në bisedë duke e liruar të fundit në mesnatë.Qëndrimi i tij dinjitoz, mospërfillës ndaj milicisë serbe për ne të rinjtë u bë sinonim i forcës se si duhet përballur sfidat që na i sjellë koha!
Baca Ahmet në një mbledhje kah fundi i vitit 97, ishte i vetmi që doli hapur me fjalimin e shkruar se shkaun duhet luftuar me pushkë.
Në syrin e në mendjen time baca Ahmet u bë idol se si një intelektual i kalibrit me përmasa kombëtare kur e kërkon koha duhet rrokë edhe maliherin për ti dal zot atdheut.
Bacën Ahmet pata rastin ta takoj disa herë gjatë kohës së luftës në Krojmir me emblemën e UÇK-së duke u bërë edhe sinonim i zërit të lirisë, duke e udhëhequr Radio Kosova e Lirë nga malet Kleqkës. Për 25 vite pas luftës arriti ta mbajë të ndezur flakadanin e lirisë duke mos kursyer asgjë nga penda e mendja se Liria ka emër në tri shkronjat e arta ÙÇK -në!
Baca Ahmet për asnjë çast nuk rreshti duke shkruar libra, romane të përkthyera edhe në gjuhën gjermane e angleze duke pasuruar bibliotekat dhe arkivat botërore.
Baca Ahmet është ndër intelektualët e rrallë që pati guximin që më shkrimet dhe veprat e tij ta ndriqoi historinë, epokën më të errët të mesjetës, kombit tonë!
Baca Ahmet do të mbetet, e do të kujtohet si njeri që gjatë tërë jetës eci me kurrizin drejtë, i palëkundur, i pathyeshëm se si duhet qëndruar në mbrojtje të interesave kombëtare.
Institucionet shtetërore, komunale është koha e fundit që veprën e bacës Ahmet ta vënë në panteonin e figurave kombëtare!
PS- Baca Ahmet u udhëheq nga maxima: Asnjëherë mos pyet çka bëri atdheu për ty, por çka bëre ti për atdheun!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Prehu i qetë, prof. i nderuar Ahmet Qeriqi, në tokën tënde të lirë shqiptare

Intelektuali i shquar, Atdhetari i dëshmuar, Profesori i mrekullueshëm, Drejtori i Radio Kosovës së Lirë, …