Zëvendës ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, në një intervistë për “Televizionin Dielli”, ka potencuar faktin se ministria është duke e hartuar plani i ri strategjik për periudhën 2019-2024. Kemi ngecje në realizimin e objektivave tona, ngase ne operojmë me një buxhet tejet të ulët dhe kjo është e dhimbshme sepse nga viti 2013 e deri tani buxheti është i njëjtë. Ministria jonë është urë lidhëse me Diasporën, andaj kjo gjendje është paradoksale. Sipas tij projektet deri tani veç sa kanë filluar, por asnjë nuk janë finalizuar. Projektet konkurruese sivjet janë seleksionuar, por në mungesë të buxhetit, edhe pse shumica syresh kanë qenë projekte me prioritet dhe është dashur të realizohen, por nuk janë realizuar. Ne si kabinet i ri me rishikim të buxhetit do të kërkojmë edhe rritjen e tij, sepse Diaspora nuk duhet lënë anash në asnjë moment. 1 miliard e 500 mijë euro derdhen në Kosovë nga Diaspora e ne nuk arrijmë të bëjmë gati asgjë. Kjo nuk është fare e drejtë, ka thënë mes tjerash në intervistën e tij për TV-Dielli, zëvendës -ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …