Radojçiq

Afrim Caka: Millan Radoiçiq ka qenë vrasës dhe ka bërë krime në Gjakovë, kam parë me sy tri vrasje që i ka kryer ai

Ish-i burgosuri politik, Afrim Caka, ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime lufte në Kosovë. Ai  ka thënë se ka dëshmi, por edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë. Radoiçiq  ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje tjera që s’e kanë njoftuar, nuk kam mundur t’ i  fotografoj andaj  kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë. Radoiçiq ka qenë me rroba të kamuflimit, në grupin e eskadronit të vdekjes. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjuajtur  me armë, me kallash  dhe dyert e oborrit kanë qenë të hapura. Unë të gjitha dëshmitë i kanë të firmosura nga dëshmitarët okularë, ka saktësuar,  Afrim Caka.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …