leoni

Afrim Hysenaj: Pranvera e përgjakur e vitit 1999, mbyll një shekull gjenocid, të bërë nga Serbia, mbi shqiptarët e Kosovës!

Afrim Hysenaj: Pranvera e përgjakur e vitit 1999, mbyll një shekull gjenocid, të bërë nga Serbia, mbi shqiptarët e Kosovës!

Një përkujtim më ndryshe !

Dje u shënua 23 vjetori i një krimi monstruoz mbi banorët civil të fshatit Poklek të Drenicës. Neser, pasneser do vazhdon të shënohet një përkujtim tjetër të një masakre tjetër në Kosovë.

Masakrimi dhe holokausti që ndodhi në Poklek, në prill të 1999, dallon nga shumë krime dhe masakra tjera, tejkalon çdo formë të krimit në fund të shekullit 20-të.

Atyre fëmijëve, grave dhe burrave, të Poklekut, 54 gjithsej, vetëm pse ishin shqiptarë, kriminelet serb nuk u lan vend as për varrë. Barbaret në tentim të fshehjes se krimit i dogjën të masakruarit, disa nga ta të gjallë, e disa nga ta kufoma të masakruara.

Familjarët dhe popullata për rreth, u detyruan të i varrosin të gjithë eshtrat në një vendvarr !

Rutina e përkujtimeve të 23 vjetëve pas!

Pothusje njëjtë edhe pas 23 vjetëve, shënohet dita e përkujtimeve, vetëm se ndryshojnë lideret e klasës politike, lokale dhe qendrore. Vijnë, mbajnë një minutë nderim, sjellin një kurorë, dhe dëgjojnë rrëfimet e familjarëve dhe të mbijetuarve që sot janë gjallë. Deklarohen se krimi duhet të dalë në dritë dhe të gjykohet, dhe se liria jonë fillon nga këtu.

23 vjet pas, asnjë klasë politike asnjë institucion i shtetit, as shoqëri civile, as organizate jo qeveritare, nuk e ka një dosje të vetme të kompletuar, për ta ngritë një akuzë të vetme kundër krimineleve serb mbi holokaustin e Poklekut, dhe krimeve tjera.

23 vjet pas, asnjë i mbijetuar i këtij tmerri, nuk është ftuar në Parlamentin e Kosovës ta tregojë para ligjëvënësve, atë që ka parë e përjetuar. Nuk dij a ka ndonjë rezolutë apo seancë Parlamentare, që është thirrë dhe mbajt eksluzivisht mbi masakrat dhe krimet serbe, këtu e 23 vjet më parë !

23 vjet pas, akoma në vendin ku ka ndodh krimi, në shtëpinë ku janë djeg fëmijë, gra e burra, nuk ka një Ciceron i cili do të kujdesej për atë vendkrim, dhe do ta paraqiste krimin-holokaustin, siç ka ndodh. Aty u rrëfen dikush nga familjarët e gjallë, i cili bashkë me peshën e dhimbjes së familjarëve të djegur, duhet me lot në sy tu rrëfejë krimin, klasës politike, dhe vizitorëve të shumtë!

23 vjet pas, akoma emrat e Lirije Muçollit, Qëndrim Muçollit, Fatos Muçollit, Egzon Muçollit, Nderim Y. Elshanit, Besart E. Carakut, nuk i shohim as lexojmë në emra institucionesh, qofshin ato shkolla, çerdhe femijësh apo rrugë, që të na rikujtojnë se ata meritojnë të jenë çdo kund të gjallë brenda shtetit të tyre.

23 vjet pas, akoma nuk ka një “Pllakë Përkujtuese”, në kryeqendrën e shtetit tonë, as në qytetet tona, me emrat e të gjitha masakrave që ndodhën në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

23 vjet pas, asnjë Protest nga asnjë organizatë jo qeveritare as nga shoqëria civile, me asnjë pankart me emrat e fëmijëve që u masakruan dhe u dogjën, për të kërkuar dënimin e krimit dhe kriminelëve !

23 vjet pas, asnjë studio televizive nuk ka teme debati mbi krimet , nuk i ka ftuar 10 të mbijetuar për ti dëgjuar rrëfimet e tyre dhe njohur opinioin mbi krimet e luftës së fundit.

23 vjet pas, akoma nuk kemi një ditë të shënuar në kalendarin e festave zyrtare të shteti tonë, si ditë përkujtuese e tmerreve që Serbia ia ka bërë popullit tonë. Në kalendarin e festave bëjnë pjesë ditët fetare, evropiane e botërore, dhe jo ato kombëtare!

Asnjë dëshmi fals e Serbisë, dhe e bashkëpuntorëve të saj, mbi krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, dhe luftës së UÇK-së, nuk është më orgjinale se sa dëshmia e Holokaustit në Poklek dhe gjithandej nëpër Kosovë.

A deshtëm e s’dijtëm, apo pse heshtëm dhe nuk e ngritëm zanin me nxjerr në dritë para vetës dhe botës mbarë, gjakun e njomë shqiptar! Historia do mbahet mend dhe do shkruhet, dhe një ditë do ta pyesim ndërgjegjën tonë, a bëm mjaft dhe pse nuk bëm më shumë për gjakun tonë të derdhur një shekull, si shtet dhe si shoqëri !?

Teuta, Fadil, Mehdi, Xhavit dhe Leutrim, faleminderit për qëndresën e dhimbjes suaj, për kurajon që mbani dhe që na ofroni në çdo përvjetorë. Jeni shëmbëlltyra dhe pasqyra e lirisë së atdheut!

I përjetshëm kujtimi, përulja dhe nderimi për gjakun tuaj!

18 Prill 2022

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …