Afrim Kalanica, u lind më 18 janar të vitit 1980, në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt. Ishte djali i Vehbiut dhe i Zade Reshanit-Kalanica.
Mësimet e para i mbaroi në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me sukses te shkëlqyeshëm. Më pas u regjistrua në Shkollën e Mesme Ekonomike në Ferizaj, të cilën po ashtu e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm. Duke qenë se lufta kishte filluar në Kosovë, ai nuk i regjistroi studimet por iu bashkua radhëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Afrimi kishte edhe 4 vëllezër dhe dy motra.
Qysh i ri fillon të angazhohet e të punojë për familjen e madhe me shumë anëtarë. Pas një kohe vëllai i tij, Rexhepi, kishte marrë rrugën e mërgimit e më vonë iu kishin bashkuar edhe dy vëllezër të tjerë dhe gjendja ekonomike e familjes ishte përmirësuar
Në kohën e zgjerimit të radhëve të UÇK-së, në disa zona të Kosovës, Afrim Kalanica vullnetarisht i bashkohet radhëve të saj. Gjatë luftës prej fillimit të saj në vitin 1998 e deri në përfundim, në qershor të vitit 1999 Afrim Kalanica ishte mjaft aktiv, dhe një nder ushtarët më të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes.
Dëshmori i kombit, Afrim Kalanica, edhe pas luftës së Kosovës nuk ishte ndalur. Fillimisht ishte sistemuar në Gardën e Kosovës.
Ashtu si shumë luftëtarë të tjerë të tjerë, pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, Afrimi nuk e pushoi veprimtarinë atdhetare. Fillimisht mori pjesë në radhët e UÇPMB-së dhe pastaj pas Marrëveshjes së Konçulit radhit në formacionet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me qëllim që edhe ato troje të çliroheshin nga pushtuesit.
Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Afrim Kalanica nga Jezerci i Ferizajt ishte sistemuar në zonën e Likovës. Ai tashmë kishte fituar një përvojë më të madhe luftarake, prej një komandanti të rryer, një luftëtari i cili deri në frymën e fundit mbrojti vijën e parë të frontit në Sllupçan të Kumanovës.
Betejat e para Afrimin e gjetën të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Sllupçan. Atje Afrimi ishte i dashur për të gjithë, sidomos për popullatën civile shqiptare që e ndihmoi në të gjitha segmentet e jetës Ai ra heroikisht në altarin e lirisë më 7 maj 2001 në Sllupçan të Kumanovës, një kështjellë e pamposhtur e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 17.02.2014 u ngrit Lapidari i Dëshmorit Afrim Kalanica në Ferizaj.