Është aq e qartë për këdo që sado pak përcjellë zhvillimet politike dhe afektimi i tyre në qështjet e siguris në shtetet e Ballkanit. Problemi Maqedoni Bullgari lidhur me veton e Bullgarëve për hapjen e negociatëve për anërarsim në Bashkimin Evropian, shqiptarë në Maqedoni kanë luajtur rol aq pozitivë. Bile duke ju referuar betejës politike të partive Shqiptare në Maqedoni dhe Kryeministrit të Shqipëris mund të thuhet lirishtë se ka qenë jetike në këtë rrugëtim të Maqedonisë.
Hapja e negociatave me BE të Maqedonisë është jetike për ekzistimin tek e fundja e shtetit Maqedon. Të vetmëve që ju pengon ky rrugëtim evropian i Maqedonis është Rusia e Putinit dhe vazalit të tyre Serbis.
I gjithë skenar i dhunës, i filluar kundër propozimit Frances për marrëveshje me Bullgarin, dhe i drejtuar tani kundër banorëve shqiptar dhe pronës së tyre, është tregues i saktë, se motivi dhe skenari është destabilizimi dhe fillimi i skenarëve kundë shqiptarëve në ballkan. Kohë më parë skenar të till i kalojë edhe Mali i Zi, ku mund të priten edhe në të ardhmën. Në rradhë të skenarëve të till do mund të jetë Bosna e Hercegovina dhe Kosova. Në Kosovë veq janë dhënë sinjalet me ardhjen dhe mesazhin e Milan Radojqiqit në veri të vendit dhe një ditë më pas të një prifti serb në të njejtin vend ku e dha video mesazhin i ndjekuri penalishtë Radojqiq.
Është e nevojshme dhe e domosdoshme që faktori shqiptar dhe liderët tanë të bashkërendojnë veprimet e tyre me SHBA dhe Anglinë, gjë që besojë se janë duke e bërë.
Shqiptarët në Ballkan kanë qenë dhe janë faktor kyq dhe aleat të sigurt të Amerikës. Ne duhet të veprojmë me maturi dhe të jemi të kujdesshëm në provokimet që do na kurdisen në muajt në vijim.
Afrim Veseli është kolonel në pension.