Bashkimi Evropian

Afrim Veseli: Evropë e nderuar, ndërroje flamurin!

Ka aq shumë vite, që para syve të Evropës, rritej dhe zhvillohej diktatori i sotëm, Vladimir Putin, apo ujku i hirtë. Me vite ndodhnin aq tragjedi para syve te evropianëve dhe ata heshtnin apo dilnin me ndonjë deklaratë  që as vetë se kuptonin, Me rëndësi e kishin që ata të ishin mire dhe të mos prekeshin nga politika fashiste ruse dhe ky ujku i hirtë.

Ishte vetëm një zë, ishte veç dy shtete dhe dy popuj që bënte të pamundurën për të mbrojtë popujt nga fashizmi rus, që ishin edhe buz asgjësimit total fizik, Sh.B.Amerikës dhe Britania e Madhe.

Bile filluan edhe kritika ndajë tyre, filluan edhe ti quanin polici i Botës, e disa shkuan edhe më larg, harruan të kaluarën e tyre të përgjakshme, bash nga ujqit e vjetër të hirtë.

Në vitin 1945, kur rusët në emër të luftës kundër nazizmit, shkatërruan çdo gjë gjermane, edhe pse fare s kishte të bënte me nazizmin e Hitlerit. Vodhën çdo gjë që kishte mbetur pa e shkatërruar nga vetë ata. Ata dhunuan në mënyrë më çnjerëzore gratë  e ndershme të popullit gjerman. Çka kishin faj ato për të bëmat e Hitlerit. Po harruan, dhe me vite e vite ndihmuan ekonomin e ujkut të hirtë.  A thua Shrederi që udhëheqë Gaz Promin rus, a i sheh  skenat e llahtarshme të luftës në Ukrainë

E Franca e Sharl de Golit? E din edhe ata aq mire historinë e ujqve të hirtë,

Po, Ju lejuat që ata të rriten dhe të zhvillohen. Ju lejuat që politika e tyre fashiste, përmes ujqve të vegjël të hirtë të vrisnin njerrë të dhunonin, të shkatërronin çdo gjë  në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Evropë para syve tuaj, me ushtarët evropian nga Holanda Demokratike, u vranë mbi 8000 njerzë në Bosnjën e mjerë. 8 mijë jetë u shuan, 8 mijë familje mbetën pa më të dashurit e tyre.

Evropë,  falangat e ujqve të hirtë në Vukovarin legjendar, vranë të plagosurit dhe mjekët në Spital.

Evropë, në Kosovë ndodhi gjenocid, vranë gra e pleq janë mbi 1400 fëmijë të vrarë dhe as varr disa ende s kanë. 1 milion njerëz që ishin shqiptar u dëbuan nga atdheu i tyre.

E Ju, prapë me ujq e hirtë.

Ti e dashur Evropë e dashur, nga një evropian i juaj i shitur, thua se nuk mjaftojë e gjithë kjo çka i ndodhi Kosovës, me gjellët e gatuara nga ujqit e hirtë, ngritët akuza ndaj popullit dhe Kosovës, shtëpia imagjinare e  verdh e aq rëndë na e kthyet, neve nga Kosova që mezi arritëm lirinë. Paramendo nga Ju Evropë e nderuar, ende një popull nder me te vjetrit, ende s ka lirin e lëvizjes, Ju si lejoni liberalizimin e tij.  E këta ujqit e hirtë lëvizin ne trollin tende Evropë. Sa “mire”.

E tani, e tani kur ujku i hirtë ka mësy gjithë neve, Evropë duket se je zgjuar.

Je zgjuar tani, por jo atëherë kur u bënë gjithë këto masakra në truallin tënd Evropë. Je zgjuar tani, por jo atëherë kur Amerika dhe Presidenti i saj të kërkonte të zgjohesh dhe të paguash pjesën tënde për NATO, për ta mbrojtur Evropën-vetë vetën oj “ Evropa e mençur”.

Dje nuk e dëgjoje të nderuarin Tramp, e sot po i lutesh të nderuarit Bieden. Ama a e  din, këta dytë janë amerikan.

Urojë për zgjimin tënd Evropë, sepse edhe unë jetojë në Evropë.

Pra Ti Evropë, të sugjerojë ndërro flamurin, merre flamurin amerikan që çdo herë mbrojti lirit e popujve të robëruar, që edhe sot ty Evropë po të mbron nga ujku i hirtë .

Afrim Veseli-Malsori

Kolonel në pension.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …