Miratimi në lexim të parë, i projekt ligjit për pagën minimale, duke mos e përfshi kategorinë e veteranëve të luftës në këtë rritje, në veti bartë mesazh shumë të keq dhe paraqet një shkelje të madhe njerëzore të kësaj kategorie aq me vlerë në shtetin tonë.
Grupet të caktuara të partive në pushtet shpërfaqën realisht qëndrimet e tyre per kategoritë e lirisë. Por këto qëndrime të këtyre grupeve të vogla të interesit në partitë e tyre të instaluara edhe në qeveri nuk janë qëndrime të elektoratit të tyre.
Sepse elektorati i Vetëvendosjes nuk k qenë kundër vlerave të luftës, dhe një pjesë shumë e madhe e tyre janë edhe vetë bartës të luftës për liri.
Se pse ndodhi kjo, pse u larguan nga rritja veteranët, mendojë se ka një prapavijë politike nga grupet e caktuara ne qeveri.
Thjeshte mendoje se eshte bere qellimisht ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeveris dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.
Duhet pritur edhe shpërfaqje të problemeve tjera të reja që kjo të ndodh.
E gjithë kjo, mund të ndodh si shikim I vetës në pasqyrë dhe mos mundësia për ndryshim, perkund premtimeve me te cilat kane ardhur në pushtet.
Asnje elektorat partie, e sidomos i VV qe jane shume te rinje, nuk mund te pajtohen qe te vazhdon keq qeverisja, qe dikush te pasurohet e ata te mbesin ne situatën e njjte ekonomike. Ngjashëm me zhgënjimin e elektoratit te LDK-së dhe PDK-së kur ndëshkuan partitë e tyre.
(Afrim Veseli, është kolonel në Pension)