Shqipëria nuk e ka nevojën e askujt për përshëndetje speciale.
Shqipëria për Kosovën dhe ushtarët e lirisë të UÇK dhe e brezave, ka qenë nëna e madhe që kurrë si ka braktis. E shumë nga luftëtarët ndër breza kanë vdekur me mallin dhe emrin e saj.
Unë ndoshta nuk Ju kuptoj, sepse unë dhe qindra mijë të tjerë e duam Shqipërinë e Ju ndoshta nuk jjeni si Ne. Ku me ditë Ju edhe ndoshta se doni si Ne.
Shqipëria në luftën për liri na dha bukë e strehë mbi kokë, dha pushkë e top, Shqipëria dha shumë për lirinë e Kosovës.
Tek e fundja Ju jeni veç një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe që Ju dhe secili si Ju as nuk qoni ndonjë peshë.
Rroftë Shqipëria jonë presidente!