leoni

Aftësimi profesional si mundësi për zvogëlim të papunësisë, thotë Ministri Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se shkalla e lartë e papunësisë në vend po tentohet të zvogëlohet përmes aftësimit profesional mbi bazën e nevojës së tregut të punës.

Në një intervistë për KosovaPress, teksa flet për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës, Reçica thotë se në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë, kanë arritur ta ngrisin vetëdijen e punëdhënësve se jeta e punëtorit duhet të sigurohet. Ministri thotë se sfidë për vendin tonë mbetet shkalla e lartë e papunësisë, mirëpo me mbështetje të sektorit privat do të krijojmë kushte të punësimit në vend.

Ministri i Punës ka theksuar se viti 2018 është mbyllur me 14 mijë vende të lira të punës në mungesë të fuqisë punëtore adekuate, derisa të regjistruar si punëkërkues kanë qenë mbi 100 mijë persona.

“Orientimi që ne jemi duke bërë që të rinjtë tanë t’i aftësojmë dhe riaftësojmë profesionalisht mbi bazën e nevojave të tregut të punës ose siç po e quajmë orientimin e tyre në karrierë, do jetë një nga mundësitë që ne në të ardhmen këtë shkallë të lartë të papunësisë mos ta kemi, ose mos ta kemi një hendek mes asaj që në tjetrën anë kemi punëkërkues të regjistruar dhe në tjetrën anë kemi vende të zbrazëta të vendeve të punës në mungesë të punëtorëve të kualifikuar mbi bazën e atyre që kërkohet. Në kuadër të kësaj brenda agjencisë së punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies, ne i kemi qendrat e aftësimit profesional, kemi tetë qendra të aftësimit profesional”, shprehet ministri Reçica.

Ai thotë se me qëllim të rritjes së sigurinë në vendin e punës, prioriteti i tyre kryesor mbetet zbatimi i dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Sipas tij, fushatat e organizuara nga ky dikaster ka dhënë efektet pozitive, prandaj edhe punëdhënësit janë bërë më të kujdesshëm.

“Ne po përpiqemi që me dispozitat të cilat janë të qarta në ligjin për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës të bëhen realitet në zbatimin e tyre në praktik dhe siguria dhe shëndeti në vendin e punës ka qenë dhe është një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ajo që mund të konstatoj është se është një vetëdije nga ana e punëdhënësve që realisht t’u kushtohet kujdes më tepër edhe zbatimit të masave dhe ruajtjes së jetës së punëtorëve sepse si duket thirrjet tona, kampanjat që jeta e njeriut mbi të gjitha, jeta e punëtorëve mbi të gjitha po jep efektet e veta dhe uroj dhe besoj që vetëm të bashkuar si punëdhënës dhe punëmarrës dhe ne si institucione punojmë me përkushtim dhe natyrisht do të kemi raste më të vogla”, shprehet ai, duke paralajmëruar shqiptim të gjobave për të gjithë ata që nuk zbatojnë aktet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Në të gjitha rastet ku ndodhin aksidentet si pasoj e lëshimit dhe mos zbatimit të akteve ligjore natyrisht që inspektorati ka shqiptuar dhe do shqiptoj gjoba, edhe në rastet kur kanë ndodhur lëndimet e vogla, edhe në rastet kur kanë ndodhur lëndimet me fatalitet inspektorati ka kryer raportet dhe ka shqiptuar gjobat”, thotë ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …