Aftësohen 10 vitias në fushën e kuzhinës

Në kuadër të një projekti të Fondacionit Kosovë-Luksemburg në Komunën e Vitisë u bë certifikimi i 10 personave në fushën e kuzhinës. Të certifikuarit janë nga kjo komunë dhe ata kanë ndjekur trajnimet profesionale në një periudhë prej 5 muajsh. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave. Përndryshe 6 nga të aftësuarit janë femra kurse 4 janë meshkuj. Ndërkaq bëhet me dije se Fondacioni Kosovë – Luksemburg për pjesëmarrësit në këtë aftësim profesional i ka mbuluar shpenzimet e transportit si dhe në disa raste edhe disa shpenzime të tjera. Përndryshe qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja profesionale e kandidateve me qëllim që ata të mund të vetëpunësohen. Vlen të përmendet se ky Fondacion edhe gjatë vitit 2018 ka mbështetur trajnimet e tilla për aftësim në profesione të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …