Agani: Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit

Agani: Koalicioni PDK-PD do të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të koalicionit me PDK-në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD-së. Në një intervistë për “Epokën e re”, Agani ka thënë se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar që PD-ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit. Ai ka theksuar se nëse PD-ja shkon në koalicion me PDK-në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit. Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …